Në panairin ndërkombëtar të shkencës I-SWEEP 2013 fitues edhe nxënës shqiptarë

Love

βeℓℓe â๓e
I-SWEEEP është panair ndërkombëtar I-SWEEEP i shkencës që fokusohet në energji, inxhinieri, dhe mjedis. Qëllimi i I-SWEEEP është të inkurajojë nxënësit e shkollave të mesme në kërkim të zgjidhjeve alternative për një botë me zhvillim më të qëndrueshëm.

tiran-101.jpg

Këta studentë të shkollave të mesme janë e ardhmja, të rinj të gatshëm për të luftuar e ruajtur botën tonë. Shumë nga projektet e këtyre nxënësve janë në nivel universitetar, dhe është për t'u mahnitur sa të avancuar janë. I-SWEEP promovon zgjidhje të qëndrueshme të energjisë që nga viti 2008. Inkurajon studentët për të bërë projekte dhe karrierë në këto fusha. I-SWEEEP është e lidhur me disa universitete dhe shumë gjyqtarë janë profesorë universiteti, kështu që ka ndihmuar studentët të fitojnë bursa dhe të formojnë lidhje.

I-SWEEP 2013 u organizua ne Houston, Texas 8-13 Maj.

Lista e plotë: Fituesit sipas kategorive http://isweeep.org/files/I-SWEEEP-2013-Category-Award-Winners.pdf/ Fituesit e çmimeve Speciale http://isweeep.org/files/I-SWEEEP-2013-Special-Award-Winners.pdf

Një nga medaljet e Arit në kategorinë e Mjedisit: Enes Hyka, Mehmet Akif Demircan - Reduction of radiation and reinforcement of thermal and sound insulation through battery wastes

Një nga medaljet e Argjendit në kategorinë e Mjedisit: Grei Muskaj, Soni Yzerir - Construction of over/under passes in highly congested areas and its immense advantages in different life sectors (fitues po ashtu të një prej çmimeve speciale)

Një nga medaljet e Bronzit në kategorinë e Inxhinierisë: Sardi Hysa, Kristian Peci - Tensile strength analysis of scrap tire contributed concrete

Një nga Certifikatat e Vlerësimit në kategorinë e Mjedisit: Behar Hyseni, Lorik Berisha (Kosova) - Removal of Heavy Metals From Water Using Extreme Power of Zeolite
Peshkupauje
 
Shkencëtarët nga medreseja e Tiranës fitojnë Olimpiadën në ShBA

Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Enes Hyka dhe Mehmet Demirxhan janë dy “shkencëtarët” shqiptarë që kanë fituar çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEP 2013”, në fushën e projekteve inxhinierike e mjedisore për energji botërore të qëndrueshme.

ekuiliber.com-244-300x166.jpg

Kjo olimpiadë u organizua në datat 8-13 maj në Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolimit termik dhe zanor duke përdorur mbetjet e baterive”, është projekti i medresistëve shqiptarë që u rendit i pari ndër 500 projekte pjesëmarrëse nga 70 vende të ndryshme të botës.

Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë e tyre në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit.lajmi
 
Titulli: Shkencëtarët nga medreseja e Tiranës fitojnë Olimpiadën në ShBA

Bravo! Urime djemve per cmimin e fituar, e sukses me tej per nje karier te ndricuar ne fushen e inxhinjerise!
 
Titulli: Në panairin ndërkombëtar të shkencës I-SWEEP 2013 fitues edhe nxënës shqipta

GO Medresejaaaaaaaaaaaa ............ aman se e kam pik t'dobet ate shkolle :D.... Suksese tgjithe cunave shqiptar... Zemra mal :urra::fla:
 
Titulli: Në panairin ndërkombëtar të shkencës I-SWEEP 2013 fitues edhe nxënës shqipta

sa interesont ! nxenesit e shkollave publike si ne shqiperi edhe ne kosove fitojn "qmimin" top lavirja , top alkoholisti top drogagjia ! kurse keta te rinje te medreseve fitojn qmime shkencore te vlefshme !! ktu eshte i dallimi i nje shkolle laike me nje shkolle fetare Islame ! :D
 
atje kan fituar rreth 8 studente, dhe me sa di une vetem 2 jane nga medreseja, tjeret nga shkollat publike apo jo?!?!....
 
tash me sa e din ti apo e vertet ? edhe qoft ashtu 2 me qmimet e para jan te medresanteve , do duhej te mbylleshin shkollat po mos te kishte ndonje qe meson ne shkollat laike publike :D
 
po aq di pasi aq kam lexuar ne gazete, vetem ato 2 te paret jane nga medreseja e tiranes, nqs do ishin medresant dhe te tjeret them se do ishin permendur ne ndonje gazete apo faqe islame ;)
 
Titulli: Në panairin ndërkombëtar të shkencës I-SWEEP 2013 fitues edhe nxënës shqipta

sa interesont ! nxenesit e shkollave publike si ne shqiperi edhe ne kosove fitojn "qmimin" top lavirja , top alkoholisti top drogagjia ! kurse keta te rinje te medreseve fitojn qmime shkencore te vlefshme !! ktu eshte i dallimi i nje shkolle laike me nje shkolle fetare Islame ! :D

Ado ke fol me mend apo me b** ?? Nga e nxore kete rezultat ti? Medreseja esht shkoll e mesme kurse njerezit e diplomuar apo ata qe kan ecur ne jete dhe kan arritur nje fare fame kan bere dhe shkolle te larte,Apo 2 3 Mastera.Kshu qe mos ofendo ata/ato qe mbarojn te mesmen ne shkollat jo fetare,pasi nese ben 1 sontazh te gjate,do te dalin shume shkolla publike apo private qe kan nxjerr yje dhe shembuj sesa medreset
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top