Në olimpiadë ndodh gjithcka

Love

βeℓℓe â๓e
Në olimpiadë ndodh gjithcka, përfshi dhe format e vecanta të protestave për vendimet e gjyqtarëve, sic ishte dhe ajo e koreano-jugores Shin A Lam, në gjysmëfinalen femërore të shpatës, e cila uzurpoi për më shumë se 70 minuta pedanën duke shpërthyer në lot.

Në-olimpiadë-ndodh-gjithcka.jpg


Në fakt gjithcka nisi në minutën shtesë të ndeshjes me gjermanen Heidemann. Një sekondë nga përfundimi rezultati ishte 5-5, dhe aziatikja dhe rivalja e saj provuan dy herë të godisnin kundërshtaren në simultane.
Në përpjekjen e tretë, Britta Heidemann, arriti të realizojë goditjen triumfuese, por trajneri i koreanes menjëherë protestoi te gjyqtarët duke klithur se nuk kishte nisur ende kronometrimi dhe sportistja e tij ishte e papërgatitur.

Pasi diskutuan për rreth 20 minuta, zyrtarët dhe gjyqtarët e ndeshjes vendosën të konfirmojnë vendimin e tyre.

Kaq mjaftoi që koreanja të shpërthente në lot mbi pedanë duke mos lëvizur që aty pavarsisht ftesave të vazhdueshme nga ana e zyrtarëve për t’u larguar. Në përpjekjen e dytë për ta ngritur nga pedana, e cila duhej të ishte gati për sfidat e medaljeve, gjyqtarët e ndëshkojnë dhe me karton të verdhë, ndërkohë që dhe mund ta kishin pezulluar përfundimisht nga turneu olimpik.

Koreanja e përlotur, largohet më në fund nga pedana, dhe pas pak minutash zbret sërish aty për t’u ndeshur për medaljen e bronxtë me kinezen sun, ndeshje të cilën e humbet 15-11, ndërsa gjermania heidemann humb finalen e saj përballë ukrainases, shemjakina që merr medaljen e artë.
Burimi: kohasport
 
Titulli: Në olimpiadë ndodh gjithcka

Sdo kete ditur cte bente prandaj ka qar, LOL. Boll e ka bronxin kjo.
 
Titulli: Në olimpiadë ndodh gjithcka

Kuptohet jan emocione te medha ato moment.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top