Në një fshat jetojnë 58 binjakë

Kresha

A pretty face can never trick me
Në perëndim të Ukrainës ndodhet fshati Velikaya Kopanya, i njohur për legjenda dhe anekdota popullore – por më se shumti me fëmijë binjakë – pasi në këtë vend jetojnë hiç më pak se palë 58 binjakë.

Fenomeni i binjakëve vërehet më se shumti te fëmijët, ngase banorët më të vjetër binjakë kanë ikur nga fshati në kërkim të një jete më të mirë.

Në Velikaya Kopanya jetojnë 4.000 banorë, ndërsa deri më tash nuk është dëshmuar shkencërisht se përse lindin aq shumë binjakë në këtë fshat.

Sipas një legjende lokale, këtë fenomen e shkakton uji i fshatit – i cili i kishte mundësuar një gruaje nga një vend i largët të mbetej shtatzënë – pas dështimeve të njëpasnjëshme.

Natyrisht, legjenda thotë se kjo grua kishte lindur binjakë.

Uji i këtij fshati ka marrë statusin e kultit, ndërsa për të marrë ca pika të këtij uji të bekuar, vijnë njerëzit nga të katër anët e Ukrainës. //kuriozitete
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

Kush do te lindi binjake duhet te vej ketu kshu. Lol
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

Po i ka me garanci binjaket, nqs vete ne Velikaya.
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

Duhet mare vesht car hane keta qe fisheku i del me kete lloj baruti, Lol
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

ktu duhet shiku mos ka dore prifti i fshatit ahahahahha :P
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

Te ik atje te pije i cike uje edhe me nje gur 2 zogj e mbaroj pune per gjithe jeten :P lol
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

Une nuk kam mundesi te shkoje atje, por nese shkopne ndonje goce te marri uje, hiq hiq te me sjelle nje ibrik uje ;p

Po e pres nen hije!
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

un e dua nje gote uje qe ketu po me kusht binjaket te jene djale vajze :P
 
Titulli: Në një fshat jetojnë 58 binjakë

un e dua nje gote uje qe ketu po me kusht binjaket te jene djale vajze :P

Hahahahaha ska te bej uji jo varet nga pompa :P

Sme pelqejne binjaket sepse femijet duhet te ken nje distance pakashum nga njeri-tjetri, dhe kur jan te vegjel kan lezet.
 
Back
Top