Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në Kune-Vainin e mrekulleshëm

kune-vaini-travel-magazine1_c543b2a9159ef3411af894b386c5c1cc.jpg


Për një udhëtim në zemër të natyrës

kune-vaini-travel-magazine_3efd878cff2b5a80f8a6635cefbec418.jpg


Për të patur të garantuar një shijim mbresëlënës, të një pragvere të mrekullueshme, kemi vendosur t’ju servirim një itinerar fare të veçantë i cili është gjithëvjetor, e që shtrihet jo shumë larg kryeqytetit. Po flasim për Lagunën e Vainit, një nga pikat më të bukura natyrore të Rrethit të Lezhës e të të gjithë Shqipërisë. Rruga Tiranë-Lezhë, e cila është afërsisht 55 km, është pjesa më e gjatë por edhe relativisht më e shpejtë e udhëtrimit tuaj. Në të djathtë të saj, merrni për Ishull Lezhë, dhe kut të keni mëbrritur në kryqëzimit ku ndahen dy rrugët, merrni djathtas, për në Lagunën e Vainit.




Laguna ndodhet rreth 10 km larg nga rruga kryesore. Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati një lloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti, përbëjnë një unitet të spikatur. Lini rrugën nacionale Lezhë-Shkodër dhe merrni në të djathtë, aty ku mbi tabelat blu të sinjalistikës rrugore shkruan Ishull Lezhë. Këtu edhe do të vazhdoni për në Lagunën e Vainit. Rruga e ngushtë me asfalt jo edhe aq të keq, do t`jua zgjoj dëshirën t’i zbresni makinës e ta bëni me biçikletë, të ndjesh zhurmën e gjetheve nën rrota, të shijosh aromën e mirë të gjetheve që kanë filluar të kalben e të shkrihen sërish me tokën mëmë. Por ne e dimë që makina është mjet më i arsyeshëm, duke patur parasysh që pak më tutje fillojnë kilometrat e vështira të rrugës së paasfaltuar, të cilat nuk mund të përshkohen me biçikletë. Dhe nuk janë pak por rreth dhjetë kilometra. Laguna shfaqet para syve e qetë dhe e mahnitshme. Zogj të shumtë e të mrekullueshëm shquhen larg, tej kallamishteve, disa syresh me qafë dhe këmbë të gjata. Duken të pashqetësuar e të kënaqur nga qetësia që mbretëron e shijojnë me qejf rrezet e ngrohta të diellit. Drurë të shumëllojshëm, mbushin lagunën dhe e bëjnë tërheqëse për ta vizituar në çdo stinë të vitit e pse jo, edhe për të gjuajtur në sezonin e gjuetisë. Pasuria dhe bukuria natyrore e lagunës, është renditur në listën e zonave të mbrojtura, që ruhen me ligj nga shteti shqiptar. Në brendësi të lagunës, ju presin restorante të mrekullueshëm, ku natyra sundon me forcë, e ku civilizimi nuk prek dot asnjë detaj. اdo gjë është natyrale, gatuhet me zjarr, ndriçohet me qirinj dhe shërbehet në ambiente të mobiluara me veshje popullore qindravjeçare. Aty historia dhe etnografia e zonës është fare e paprekur dhe do t’ju mahnisë. Edhe bregu i detit është fare i virgjër dhe do t’ju lërë përshtypjen se jeni ju vizitorët e parë të tij. Kjo nuk do t’jua heqë kënaqësinë e shijimit të rërës së pastër e të rrezeve të diellit, përkundrazi, do t’ju ekzaltojë edhe më shumë sesa një zonë e mbipopulluar me zhurma dhe njerëz. Dolëm njëherë bregut të lagunës, ku grija e ujit që thyhej lehtë në të gjelbër, nuk trazohej shumë e të krijonte përshtypjen e një dyshemeje plot shkëlqim. Këneta e Kashtës monument natyre, pjesë e Lagunës së Vainit. Gjendet në bregdet në jug të Shëngjinit. Përbën luginë të kënetëzuar dhe të formuar nga akumulimet lumore e detare. ثshtë e gjatë 800-850 m dhe e gjerë 300-400 m. Ky ekosistem ligatinor dallohet për florën e faunën e pasur. Ka vlera shkencore biologjike, ekologjike, didaktike. Vizitohet sipas rrugës Lezhë-Shëngjin-Merzhan. Rivat e Drinit, monument natyre. Ndodhen afër Ishull Shëngjinit, 0,5 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë habitat ligatinor, me botë të pasur shtazore, disa në rrezik në zhdukje. Kanë vlera shkencore biologjike, ekologjike, turistike. Vizitohen sipas rrugës Lezhë-Shëngjin-Merzhan-Rivat e Drinit.

Albtravel
 
Titulli: Në Kune-Vainin e mrekulleshëm

Se dija per kete lagune vitin tjeter kismet me shku per peshk :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back