Në kohën e Sudes e quajten "Sali Bollëku",tani i thonë "Sali Fukarrallëku"

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
17 September 2008




Dy ditë më parë, ndërsa mijëra familje shqiptare vuajnë për punë dhe për bukën e gojës, duke qënë klientë të listave të varfërisë nëpër dyqane, kryeministri Sali Berisha doli në konferencë shtypi dhe deklaroi se shqiptarët i kanë thënë "Sali Bollëku". Megjithëse është për të vënë duart në kokë, shqiptarët kanë qeshur me kryeministrin Sali, mbasi ai siç e kemi konstatuar këto 17 vjet, gjithnjë thotë të kudnërtën e asaj që ka bërë. Psh, Saliu prangos, kërcënon e rreh gazetarët dhe del e thotë, se qeveria ka siguruar lirinë e medias. Bënë korrupsion maksimal dhe del thotë se ka zhdukur korrupsionin.Ka thelluar varfërinë duke e zhytur këtë popull në mjerim të plotë, ndërkohë që pa pikë trupi doli pardje përpara shqiptarëve që i ka bërë t'i luten Zotit për bukën e gojës dhe tha: Më quajnë "Sali Bollëku". Kështu i duket Saliut, se në fakt se bollkëun ai e mat me luksin ku jeton familja e tij, ministrat e tij dhe klani që ka rrotull, të cilët po pasuorhen me kontrabandë, me korrupsion dhe trafiqe. Berisha është quajtur "Sali Bollëku" në kohën e Sudes kur me piramidat e tij, u zhvati shqiptarëve kursimet dhe pasuritë, deri tek koteci i pulave. Ndërsa në këto tre vjet qeverisje të "duarve të pastra" dhe të "antikorrupsionit), Berisha i Gërdecit, quhet "Sali Fukarallëku". Kryeministri nuk u foli shqiptarëve me gjuhën e varfërsië dhe të papunësisë që i ka pllakosur, por u foli me shifrat e BB, të FMN dhe me GDP e ulje inflacioni, duke anashkaluar faktin që 123 mijë familje janë pa ndihmë ekonomike dhe afro 181 mijë familje të tjera, qeveria e tij që renditet e "dyta në botë" për mirqenie, i "ushqen" me pagesë ndihme ekonomike 2400 lekë në muaj. Sali Bollëku besojmë se di të bëjë llogari, megjithatë i kujtojmë, që "bollëku" i tij me 2400 lekë ndihmë ekonomike në muaj është i barabartë me 80 lekë të reja në ditë, ose më saktë me këtë bilanc ushqimor ditor: 30 lekë bukë, 10 lekë domate, 12 lekë djathë, 16 lekë vaj, 5 lekë kripë, 7 lekë sapun! Por, zoti kryeministër Sali Bollëku, të kujtojmë, se pasqyra e varfërisë shqiptare është tepër e zymtë, shkatërruese për afro 325 mijë familje shqiptare, të cilat nuk janë objekt rehabilitimi ekonomik minimal prej asnjë programi qeverisës, që prej vitit 1992, kur prej "politikës tënde ekonomike zero" dolën afro 1 milion e 100 mijë të papunë, të cilët u hodhën në rrugë nga shkatërrimi dhe mbyllja e ndërmarrjeve. Sali Bollëku na tha tre ditë më parë, se "viti 2008 ka qënë viti më i mirë i mirqenies ekonomike të shqiptarëve në historinë e Shqipërisë”. Por nuk na tha, nëse quhet "bollëk", realiteti që afro 300 mijë familje figurojnë në nivelin e minimumit jetik, të 50 mijë fëmijëve të rrugës që usheqehen në koshat e plehërave, të 780 mijë të papunëve, të 580 mijë pensionistëve që u jepet lëmoshë, të 49 mijë jetimëve pa trajtim financiar, të 75 mijë invalidëve me pension qesharak, të 140 vetëvrasjeve dhe afro 450 divorceve të bërë nga varfëria në qeverisjen e tij. Pensionet, rritje lëmoshë Pensionistët nuk pranojnë që je Sali Bollëku, por Sali Fukarrallëku. Sepse i ke lënë ata me 10 mijë lekë pension pleqërie në qytet dhe me 6 mijë lekë pension pleqrie në fshat. Berisha dklaron me mburrje, se ka rritur pensionet, se i ka dyfishuar ato. Mirëpo, nëse nga njëra anë, qeveria ka rritur pak “milimetra” nivelin e pensioneve, nga ana tjetër ka lejuar rritjen e çmimeve në treg. Masa e rritjes së pensioneve të fshatit, të qytetit e të invaliditetit, nuk e ka kaluar masën 8 deri në 15%. Kjo masë, nuk ka patur efekt të barabartë, por rritje të shkallëzuar, sipas nivelit të pensionit të secilës kategori pensionistësh. Vendimi i fundit për rritjen e pensioneve varion nga 830 deri në 1170 lekë. Edhe kjo rritje është lëmoshë, është tallëse, sepse këto nuk janë rritje por zgjidhje të detyruara sociale, me të cilat qeveria dhe shteti kërkojnë të përligjin politikat e tyre sociale për “kujdesin” ndaj pensionistëve. Një krahasim: Vetëm gjatë viteve2006-2007, shpenzimet e qeveritarëve për udhëtime, qejfe fëmijësh, telefona, vetura, karburante etj, rezultojnë 3.2 herë më të larta se masa e buxhetit që është akorduar në të pesë herët e rritjes së pensioneve. Ndërkohë që shpenzimet e pensionistëve për ushqim, shëndetësi, udhëtim janë rritur 5 herë. Kur u tha, se u rritën pensionet, menduam që përfituan të gjithë. Në fakt, në këtë rritje qeveria përfshiu në listën e saj vetëm një pjesë të pensionistëve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top