Në Kinë kamionin e lëshoi toka

MasteR

I'm offline
f.0530145143223_m.jpg


Një ngjarje pazakontë ndodhi në Kinë të hënën në mëngjes. Kamioni i cili po ecte nëpër një rrugë në provincën verilindore Jilin të Kinës e lëshoi asfalti, kur nën të u hap një gropë gjigante.
Zyrtarët e mirëmbajtjes së rrugëve në Kinë kur dolën në vendin e ngjarjes nuk u mbeti gjë tjetër vetëm se të ndalen e të shohin këtë pamje të pazakontë. Drama u zhvillua në qytetin Changuchun, ndërsa në kabinën e kamionit gjendeshin dy burra në momentin kur kamionin e lëshoi toka.

Nuk dihet nëse burrat kanë pësuar lëndime. Autoritetet kineze po e hetojnë rastin, por sipas hetimeve preliminare mësohet se asfalti u prish pasi nuk mundi ta durojë peshën e kamionit i cili po transportonte gypa çeliku, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 
Pe: Në Kinë kamionin e lëshoi toka

Ska faj toka e shkret cfar spo mban siper
 
Pe: Në Kinë kamionin e lëshoi toka

Mall kinez asfalti .....ka skaduar :P
 
Back
Top