Në Kinë foshnja me katër duar e katër këmbë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një foshnje në Kinë lindi me 4 duar dhe 4 këmbë, por mjekët e spitalit të Guangdongut ia hoqën me sukses gjymtyrët e tepërta dhe tani, 4 ditë pas operacionit, bebja është në gjendje të qëndrueshme.

kine-gjymt.jpg


Djali 13-ditësh nga Huizhou u lind i bashkuar në gjoks me binjakun e tij parazit. Kryekirurgu Yu Jiakang shpjegoi: “Duhet të ishin binjakë, por njëri prej tyre nuk u zhvillua siç duhej dhe u deformua.”

Babai i të voglit fajëson veten për faktin se nuk është kujdesur sa duhet për bashkëshorten e tij gjatë shtatzënisë.

“E kisha mendjen vetëm tek puna dhe tek lekët. Duhej ta kisha çuar gruan për kontroll më shpesh”, tha zoti Chen.

/ Top Channel
 
Pe: Kinë, foshnja me 4 duar dhe 4 këmbë

A quhen keta binjake siamez apo jo , di kush te pergjigjet?
 
Titulli: Kinë, foshnja me 4 duar dhe 4 këmbë

si duket foshnja e dyte nuk eshte zhvilluar e plote , njihen kto raste ne mjeksi

siamez do ishin nese te dy embrionet do ishin zhvilluar njesoj
 
Në Kinë foshnja me katër duar e katër këmbë

Mjekët kanë hequr me sukses gjymtyrët shtesë të një fëmije në Kinë i cili kishte lindur me katër duar dhe katër këmbë. Sipas Daily Mail pas operacionit foshnja e seksit mashkull i cili kishte lindur më 2 prill është tani në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore në një spital në provincën jugore të Kinës.

Mjekët njoftuan se fillimisht gjatë lindjes u mendua se bëhej fjalë për dy binjakë, por më pas u konstatua se bëhej fjalë për një deformim. Ndëkohë që fëmija u diagnostikua me pneumoni dhe probleme në zemër. /albeu.com/

105813.jpg


105814.jpg
 
Back
Top