"Ne kafene e Andreas “

"Ne kafene e Andreas “

Dielli ndriconte si asnjehere ate mengjes heret,vera kishte shtrire duart e saj te ngrohta neper kaltersine e detit, vishte qiellin dhe zbriste krejt lozonjaritet mbi rruget e asfaltuara .Kjo e fundit s eshte qe preferonte shume,pasi i nxehti i saj i jepte nje shkelqim te zi, temperaturat e pervelonin.Por vera eshte largpamse , tek e shihte rrugen qe i pergjerohej diellit ,i premtonte vjeshten me ngjyra dhe shira.
Mengjeset zakonisht ne udhetim kane nje tip magjie,dielli te duket sikur lind me heret,guguzhimet e jetes se perditshme kur vijne nga nje nate e pa gjume,perplasen rreth teje kane tjeter ndjesi.
Dhe bashke me keto mori mendimesh ,autobuzi ndaloi,perpara u shfaq nje horizont blu,det,qiell dhe mal.
Nje kafe qe dukej sikur kishte gjithe naten qe priste ne,karrige druri me ngjyra, qe kujtonin ylbere verore,lulkuqet ishin pjalmezimi i kafes,kishte dy tre kafexhinje te hershem. Te lagjes, sic duket kishin trokitur para nesh, shijonin kafen e tyre te mengjesit.
Ishte nje peisazh qe te perpinte me magjine e tij.
U ulem ne tavolinen e dyte qe vinte ne rradhe ,ne kete lokal buze detit,pak sa te lodhur por dhe plot mendime nga nje nate udhetimi qe kishte filluar nga nje qytet ne veri dhe kishim arritur ne jug.
Andrea!- u degjua nje ze nga thellsia e lokalit,merru porosin zoterinjve! ,Hapat e tij po afroheshin drejt nesh,nje djale me trup mesatar,i qeshur dhe plot jete ,duhej te kishte fjete mjaftueshem mbreme,se i shkelqenin syte,jo si ne qe pavaresisht kenaqesise se udhetimit,gjume ne sy skishim fut ne ato sendilje autobuzi.
Cfare deshironi te porosisni -u degjua zeri i tij i ngrohte.

Nje ekspres,nje gote uje ju lutem!
Andrea u largua per nga banaku,sigurisht levizja e tij e rradhes do ishte nje tavoline tjeter,e nje tjeter e nje tjeter..keshtu ciklikisht,ishte puna e tij . Ne fund te fundit cdo gje ne jeten njerzore ngjan ne forme cikli,Andrea ne forme cikli shkon tavoline ne tavoline.Ne ne forme cikli jetojme nje dite akoma, e nje tjeter,deri sa rrethi mbyllet, dhe cfare ka rrethi brenda shuhet.
Eshte cuditshem nganjehere kur humbet ne keto lloj dimensionesh mendimesh,shikon cdo gje si nje cikel te mbyllur qe ecen qetesisht ne trajektoren e tij.
Dhe te duket sikur askush nuk ndalon,askush nuk ankohet ,dhe mekanikisht trajektorja e rrethit vazhdon deri ne infinit duke nderruar ushtaret e tij.
Ne cdo pershkrim trajektorje ai hedh nje ushtar brenda rrethit, i cili flijohet per nje tjeter trajektore te re,te nje ushtari te ri.
E keshtu jeta premton jeten,duke na e rimesheruar ate ne nje flijim jete.
Cikli,cikli i jetes.
Si keto vale qe tani vinin e preknin kembet e mia ,kembet e tavolines,pastaj terhiqeshin ne "token"e tyre meme, ne detin e kalter.
Dhe ato bejne ciklin e tyre te mbyllur,vijne dhe ikin.
Slodhen ,nuk ankohen as kur stuhite apo ciklonet i bejne te "vallezojne" ne lartesi te medha,e neper shkembinj i perplasin,ato prape paqesisht qetesohen dhe bejne ciklin e tyre.
Sot lagin kembet e mia ne forme romatike,ndoshta dhe te Andreas,aty afer,qe po merr porosine e rradhes.
Neser do kene rrugetare te tjere keto tavolina,kjo kafene ,por dhe kjo ne vetvete prape nje cikel te mbyllur ben.
Hundet mu hapen,nga aroma e forte e ekspresit,Andrea me buzeqeshjen e tij te embel,zgjati doren duke vene para meje ekspresin,ju befte mire zonje -u degjua zeri i ti plot xhentilese .
Shija e atij ekspresi ne ato momente mund te krahasohej lehtesisht me nje nder kenaqesit e medha te jetes,ndoshta nga nata e udhetimit zgjuar,ndoshta ngase tashme me vitet rreth ciklit te jetes ,mesojme te lumturohemi me gjerat qe vertet kane lumturi ne to,ato gjerat e vogla ne dukje e te medha ne shijim.
Nje det i tere na priste,uji kristal dhe nje qiell qe premtonte dashuri me detin ,syte mu humben ne blune e tij, do riktheheshin tek kafja perseri, ndoshta ne perendimin e diellit. per kafen e dyte,te servirur nga Andrea.

mykonos2.jpg
 
Orrrr Frannnn, @frank-uuuu,po ku je o rob i mire?! A erdhe prap-aaa.o mire se erdhe!! ahahhahahaha
 
Abiso ketu eshte kafja e Andreas,kafja e detit kafet letrare. hahahahaha. Buqen se njohim ne ktej. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top