Në Bibliotekën e Kongresit në Washington është ekspozuar një hartë e shekullit të 17, ku Kina prezantohet si qendra e botës, ndërsa harta është punuar nga misionari italian, Matteo Ricco.
Kjo është hera e parë që kinezët ua kanë treguar amerikanëve hartën, ku Florida është e shënjuar si “Shteti i luleve”.

Në hartë, Afrika është shënuar si kontinenti me malin më të lartë dhe lumin më të gjatë, ndwrsa në përshkrimin e shkurtër të Amerikës Veriore, gjenden “bullat me gunga”, kuajt e egër dhe një trevë e quajtur “Ka-na-ta”.

Edhe disa vende të Amerikës qendrore dhe asaj jugore janë përshirë në këtë hartë, si Guatemala, Yucatan dhe Kili.

Krahas hartës është prezantuar edhe një dokument i shkruar në gjashtë faqe të letrës delikate nga orizi, që është njëra nga dy kopjet e ruajtura.
Matteo Ricci me disa fjali e ka përshkruar edhe zbulimin e Amerikës: Shumë kohë më parë, askush nuk dinte se ekzistojnë vendet si Amerika Veriore dhe ajo Jugore. Para 100 vjetësh evropianët i kanë zbuluar ato duke lundruar me anijet e tyre”.
Kopjet origjinale të këtyre hartave gjenden në Vatikan dhe te disa koleksionist në Francë dhe Japoni.
Kopja e ekspozuar në Washington është pronë e një koleksionuesi nga Japonia.
Ti Bin Zhang nga ambasada kineze në SHBA-, siç bën të ditur Daily Mail, e ka përshkruar këtë hartë si shumë të rëndësishme, pasi që flet për takimet e para në mes të Lindjes dhe Perëndimit.
•Telegrafi•
Redaktimi i fundit: