Ne Gadishullin e Krimesë u zhvillua lufta e parë moderne.

Lauri

Anunnak
Afro dy shekuj më parë, në Gadishullin e Krimesë u zhvillua lufta e parë moderne. Ajo ishte e përgjakshme dhe hyri në histori si simbol i paaftësisë së ushtarakëve që e drejtuan. Përballë ishin superfuqitë e kohës kundër Rusisë…

ELIAS GROLL, REBECCA FRANKEL, Foreign Policy

Tetë vjet para Luftës Civile që shpartalloi më dysh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtritë perandorake të Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Perandorisë Osmane u takuan në fushëbetejat e Gadishullit të Krimesë, për atë që u bë lufta e parë me të vërtetë moderne.

Nga fillimi i konfliktit, më 1853, revolucioni industrial pati mbërritur, duke krijuar panorama masive urbane, metoda të reja në manifakturë dhe përfitime të mëdha në produktivitet. Por me rritjen e industrisë erdhi edhe revolucioni në luftë. Trenat transformuan logjistikën, telegrafi përshpejtoi komunikimin dhe pushkët moderne e armë të tjera shkaktuan masakra në një nivel krejt të ri. Fushëbetejat e luftës së Krimesë janë dëshmi e së gjithë kësaj; rreth 25 mijë britanikë, 100 mijë francezë dhe gati 1 milion rusë vdiqën.

Kasaphana u shtua nga fakti që përparimet ushtarake nuk qenë shpërndarë në mënyrë të barabartë mes palëve luftuese. Në Luftën e Krimesë, burrat me shpata dhe shigjeta luftuan njerëzit e armatosur me pushkë dhe artileri, duke shënjuar një pagëzim të përgjakshëm për botën moderne dhe një funeral ngjethës për epokën paraindustriale.

Pabarazia në mjete është një nga arsyet se pse Lufta e Krimesë hyri në histori si një monument për paaftësinë ushtarake. Oficerët tekanjozë sakrifikuan jetën e ushtarëve të vet të papërgatitur dhe të keqpajisur përballë kundërshtarëve shumë më të armatosur – një shpërfytyrim i përjetësuar në poemën e Tenison (Tennyson) “اmimi i Brigadës së Lehtë”, e cila ishte një përshkrim i një sulmi vetëvrasës ballor kundër një regjimenti të artilerisë së Rusisë nga një njësi e kalorësisë britanike. Pak episode ilustrojnë më thellë çmendurinë e betejave të Luftës së Krimesë se sa ajo mes një grupi shpatarësh mbi kuaj që përleshen me një stuhi zjarri topash:

“Përpara, Brigada e Lehtë!”

A kishte aty një burrë të zhgënjyer?

Jo se ushtarët e dinin

Dikush kishte gabuar:

Ata nuk duhet të përgjigjen,

Ata nuk duhet të arsyetojnë,

Ata duhet vetëm të vdesin:

Në luginën e Vdekjes

Kalëruan të gjashtëqindët.

Dhe ndryshe nga e shkuara, fronti i brendshëm nuk ishte i mbrojtur nga tmerre të tilla në fushëbetejë. Lufta e Krimesë ishte konflikti i parë që u mbulua në kohë reale nga gazetarët, të cilët i dërguan raportet e tyre me telegraf në Londër, Berlin dhe Paris. Pikërisht qytetarët që kishin fëmijët që po paguanin koston e luftës u mbajtën me zemër të ngrirë nga zhvillimet në front, përfshirë paaftësinë tronditëse dhe taksiratet e ushtarakëve të tyre.

Ky lajm erdhi jo vetëm me fjalë, por edhe me foto.

Teknikisht, fotografitë e para nga fushëbetejat u bënë gjatë luftës Meksikë-Amerikë. Por është fotografi britanik Roxher (Roger) Fenton i cili konsiderohet si fotografi i parë i luftës, një meritë që ai e fitoi për fotografitë që bëri në Krime.

Fenton ishte në Krime vetëm për disa muaj, nga 8 marsi deri më 26 qershor 1855. Por, sipas Librarisë së Kongresit, ai ia doli të “prodhojë 360 fotografi nën kushte jashtëzakonisht sfiduese”.

Fenton bëri fotografitë e tij duke përdorur “pllaka xhami të formatit të madh… të cilat kërkonin kohë të gjatë ekspozimi – deri në 20 sekonda apo më shumë”.

Gjatë kohës së tij në Krime, Fenton fotografoi gjerësisht panoramat dhe mori portrete të ushtarëve dhe oficerëve, por ai nuk kapi pamjet goditëse të luftës me të cilat ne jemi mësuar sot. “Në fakt nuk ka skena të vërteta luftimi dhe as ndonjë skenë të pasojave shkatërrimtare të luftës”, shpjegon Libraria e Kongresit.

Jo vetëm që Fenton punoi me aparate fotografikë të mëdha dhe të rëndë që kërkonin kohë të gjatë ekspozuese, por atij iu desh të udhëtonte edhe me një dhomë të errët të lëvizshme “një karrocë tregtarësh vere e konvertuar” – dhe të procesonte pamjet. Fotot e Fentonit nga Krimeja janë të qëndrueshme, të qeta dhe të patrazuara. Duke kapur momentet mes luftimeve, Fenton na la ne pamje goditëse, por gjithsesi jo të plota kujtimesh vizuale të Luftës së Krimesë – është shpesh e errët, por ishte një panoramë e privuar nga gjaku dhe mjerimi i pakuptimtë.

Sot, Krimeja, gadishulli që zgjatohet nga Ukraina e Jugut, është sërish në qendër të vëmendjes. Pasi revolucionarët pro-europianë përmbysën Presidentin Viktor Janukoviç, forcat pro-ruse kanë pushtuar Parlamentin e rajonit të Krimesë dhe kanë kërcënuar se do të ndahen.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbështetur fraksionet pro-ruse të Ukrainës, që gjenden në pjesët lindore, të banuara në mazhorancë nga rusët. Ai ka dërguar ushtrinë ruse në Krime, ku kanë vënë nën kontroll dy aeroporte strategjike. Të shtunën, Parlamenti i Rusisë i dha zyrtarisht Putinit autoritet për të dërguar ushtarët e Rusisë në Ukrainë, duke krijuar mundësinë e një lufte tjetër në Krime, e cila, edhe një herë do të mund të shihet në kohë reale.

Këto janë fotografitë e bëra nga Roxher Fenton gjatë luftës së parë të Krimesë.

Kjo është fotoja e gjirit të Balaklavës në cepin jugperëndimor të Gadishullit të Krimesë, fotografuar nga Fenton më 1855. Përveç anijeve, dallohen tendat e ushtarëve. Në pamje të parë, përgjatë brigjeve gjendet një vathë e mbushur me kuaj.
Panoramë qyteti që tregon ndërtesat dhe banorët e Balaklavës; burra dhe kuaj në pamje të parë dhe instalacione ushtarake në sfond.
Pamje nga kodra e kampit të kalorësisë që tregon njerëz, kuaj dhe tenda në fushat e Balaklavës.
Një grup oficerësh nga Husarët e Tetë Mbretëror, një regjiment i krijuar më 1693 që luftoi në “اmimin e Brigadës së Lehtë” gjatë betejës së Balakravës më 1854 që përfundoi në katastrofë.
Rojet e Katërta Mbretërore Dragonjtë Irlandezë, një regjiment i krijuar më 1685 që luftoi në Betejën e Balaklavës, pjesë e “Brigadës së Rëndë”.
Foto nga porti i Balaklavës, me magazinat e hekurudhës në distancë.
Fotoja e famshme e Fenton, “Lugina e Hijes së Vdekjes”. Thuhet se u realizua më 23 prill 1855, në luginën e përfshirë nga lufta. Por disa besojnë se nuk është reale. Ka pasur shumë debate mbi mundësinë që Fenton ta ketë organizuar realizimin e kësaj fotoje duke shpërndarë në rrugë gjylet e artilerisë për t’i nxjerrë në pah.


k1_zps6d7b0e6b.jpg


k4_zpsfef6c4a9.jpg


k5_zpsac295ebd.jpg


k3_zps26138ea7.jpg


k2_zpsc003e9e8.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top