Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Në fushatë u përdorën para publike”

e mërkurë , 01 korrik 2009 18:13
berisha-fushate.jpg
Berlin - Duke cituar raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Shqipëri, Ministri Gjerman i Shtetit konfirmon se në fushatën elektorale në Tiranë, janë përdorur para publike. Ministri gjerman i shtetit, Gernot Erler, mendon se cilido qoftë rezultati përfundimtar e rëndësishme do të jetë që i munduri ta njohë fituesin. Vlerësimi i ministrit gjerman të shtetit, Gernot Erler, ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri është i dyzuar: "Ndoshta nota që mund t'i jepet Shqipërisë për këto zgjedhje duhet ndarë," - tha ai në një intervistë për programin shqip të Deutsche Welles. Eksperti për Evropën Juglindore u referohet raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët vlerësojnë nga njëra anë se procesi i zgjedhjeve dhe i numërimit ishte paqësor dhe pa incidente të mëdha, por në anën tjetër ai vë në dukje edhe kritikë e ushtruar, sidomos me mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore: "Në raporte thuhet se është ushtruar presion ndaj sektorit publik dhe se për fushatën zgjedhore janë përdorur para publike. Kjo do të thotë se ky prezantim nuk është në përputhje me të gjitha kriteret dhe kërkesat dhe se edhe në të ardhmen duhet të vazhdohet puna në këto tema." Nisur nga diferenca tepër e ngushtë e votave mes dy kampeve kryesore, Erler parashikon më tej se koalicioni qeveritar që do të dalë nga zgjedhjet nuk do të jetë kurrsesi i rehatshëm. "Një mazhorancë me bazë të ngushtë do të kërkojë një disiplinë të fortë në mënyrë që qeveria të punojë me vazhdimësi. Kjo mund të argumentohet shumë mirë me synimet e mëdha që ka Shqipëria: pas anëtarësimit në NATO vjen procesi i integrimit në BE, i cili duhet të ecë përpara," - tha Erler. Një provë e re për Shqipërinë do të jetë tani qëndrueshmëria e rezultatit të zgjedhjeve dhe puna e qeverisë së ardhshme, shtoi politikani socialdemokrat. "E tëra kjo ishte një lloj prove për Shqipërinë dhe pamja rezulton e përzier. Por shumëçka do të varet edhe nga ajo, nëse do të jetë në gjendje Shqipëria të krijojë një qeveri funksionuese. Me rëndësi vendimtare do të jetë, nëse do ta njohin të mundurit mazhorancën, apo do ta vënë atë në pyetje. Unë shpresoj që vendi në këtë pikë të na dërgojë një sinjal pozitiv, duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve, nisur dhe nga numri i madh i vëzhguese ndërkombëtarë. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme për rrugën e Shqipërisë në të ardhmen, përfundon ministri shtetit Gernot Erler në intervistë me Deutsche Wellen.Lajmi fundit
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back