Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
694175816lajmetari694175816.jpg


Greqi - Ngatërruan porosinë dhe çuan gurabije me kokainë në ceremoninë e vdekjes të një shtetasi. Më shumë se 300 vetë "provuan" kokainën.

Ngjarja e padëgjuar ndonjëherë më parë ka ndodhur në veri të Athinës,ndërsa protagonisti kryesor është trafikanti i papërgjegjshëm që punonte në dyqanin e ëmbëlsirave,i cili ngatërroi porosinë

Le t’i marrim gjërat nga fillimi. Sipas policisë,një grup trafikantësh droge nga Bullgaria,po tentonte të fuste në tregun e zi kokainën dhe mënyra për ta shpërndarë,ishte mbështjellja e gurabijeve me kokainë.

Për këtë gjë,ndihmën e jepte një pjesëtar i grupit të trafikantëve,i cili punonte në një dyqan ëmbëlsirash,dhe vendoste kokainën mbi gurabijet.

Ndërkohë që ishte përgatitur plani nga trafikantët,një zyrë funerale që kishte marrë përsipër një vdekje,porositi në dyqanin në fjalë një sasi gurabijesh.

Pjesëtari i grupit të trafikantëve,i cili punonte në dyqanin e ëmbëlsirave,ngatërroi porosinë dhe tek zyra funerale dërgoi gurabijet me kokainë,ndërsa gurabijet e vërteta shkuan tek në treg për kokainë.

Teksa të afërmit e të ndjerit ishin në hidhërim dhe pikëllim,papritur filluan të ndjehen ndryshe dhe kuptuan se kjo erdhi pasi kishin konsumuar gurabijet. Pronari i zyrës funerale denoncoi në polici dhe më pas u plani i trafikantëve.

Të gjithë prestarët e grupit u arrestuan,ndërsa e vetmja e sigurt është që të gjithë ata që u gjendën në funeral nuk do ta harrojnë kurrë këtë ngjarje./albnow/

B;gjuha shqipe
 
Pe: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

Edhe ju nevojitej qe te beheshin me te forte per ta perballuar dhimbjen :26:
 
Pe: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

Ah mos te ndodhi te ngaterrojne hirin e te vdekurit(ne rast se i djegin)...Do hane te vdekurin...
 
Titulli: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

mos kan mar vallen ata aty se
 
Pe: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

Se kuptonin te ftuarit pse ishte aq e shishme kurabija...
 
Titulli: Pe: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

se kuptonin te ftuarit pse ishte aq e shishme kurabija...

e kan kuptu kur JU kan pushu lotet dhe nuk ju ka ardh me qajt me
 
Pe: Titulli: Pe: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

hahaahhahahah qyqa e vet ketu ndodhin keto loool , nejse te fuarit besoj ka qen funerali me i lumtur .
 
Titulli: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

paska qen 'ROB ZOTI' ai qe ka vdekur LOL
 
Titulli: Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

E paskan takuar dhe njehere keto para se ta groposnin
 
Back
Top