Ne dhe vitet.....

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nje mendim spontan me beri te hapja kete teme;
Do doja, me sinqeritet te ndani me ne,ndonje element emocional,sjellje,kendveshtrimi,qe ne te kaluaren e kishit progresiv apo regresiv,impulsiv apo te qete dhe e kunderta.
Cfare roli luajn vitet mbi ne,ne kuptimin psikollogjik tashme ketu, (jo ate fizik,se kete e dime te gjithe)

Po e nis vete;
Mendoj qe kam pas faza gjate jetes,qe kam mbajte qetesine (llogjiken)ne lidhje me boten per-rreth,por kam pas nje kosto te brenshme goxha te rende shpesh here,gje e cila me merrte kohe ne vazhdim te dilja nga ajo gjendje.
Dhe e gjithe kjo pa ardhur ne dukshmeri asnje element nga jashte.
Sot mund te them qe, sa 'budallaqe' e vogel kam qene,sepse thjesht disa gjera sduhet ti marresh perbrenda.
Ne jemi pergjegjes vetem per mendimet dhe veprimet tona.
Dhe kjo quhet pergjegjshmeri personale dhe ne rastet sociale pergjegjshmeri bashkpunimi.
Ne nuk mund te jemi pergjegjes per te dyten.
Prandaj dhe ska arsye kurre te stresohesh,kush do qofte statusi i ati/asaj qe ke te besh me kete sjellje.
Ne kete pike,shikoj nje ftohje nje qetesi,sikur realisht sme perket asgje qe me prish terezine time te brendshme.
Nganjehere me ndodh te jem ne ndonje debat,dhe te gjendem klm larg ati debati.
E te mbyll cdo gje me nje buzeqeshje,ose po,ju keni te drejten tuaj te besoni,vazhdoni kete qe ju thoni.
Lirisht e drejta juaj,dhe shendet!!
 
Temë e bukur 😁

Si fillim më solli në mendje një film dhe një këngë 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/xk3cWISRe7Q?si=ia94fpkmxg6anWfd

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/2i2Da_CTBzU?si=-VgWuUMznvT9cHq_

Sa për temën, konstatimi @NeVertiti është i saktë dhe përmendet shpesh si një nga mësimet e Mark Aurelit

 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/2i2Da_CTBzU?si=-VgWuUMznvT9cHq_

Oh sa shume e dua kete Elin.
Me relaksove pas nje dy oresh pune qe bera. :))
Po e pasoj me kete. 🤗
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.youtube.com/watch?v=TY7JYpOg-0A

Tema; vitet na bejne me te dashur me folklorin tone te pasur dhe plot nota te bukura ngjyrash.
 
Me vitet arritet ajo pjekja e njeriut. Qofte pjekje shpirterore, qofte dhe ajo (me kryesorja) mendore. Pra, arrin te peshosh me mire gjerat dhe nuk ke me vrullin e pergjigjes nepermjet castit. "Casti" qe ne rini mund te kishte ndjesine e perjetshmerise, ne vitet madhore, perjetesia arrihet nepermjet procesit dhe permbajtjes, jo castit.

Cfare ka ndryshuar tek une me vitet?
1- Ajo qe sapo thash, peshimi drejte i castit dhe kohes ne terma afatgjate
2- Te kuptuarit e pergjegjesise idividuale. Nese para shume vitesh ndodhesha perballe 1 veprimi sepse doja ta beja per nje person te dyte, dhe kur nuk dilte rezultati qe prisja, e fajesoja ate si shkaktar. Tani jam e vetedijshme se cdo zgjedhje jona, eshte totalisht ne pergjegjesine tone. Askush nuk te detyron asgje.

Por, une mendoj se pjekuria mendore qe arrihet me kohen eshte si rezultat edhe i ndryshimit fiziologjik tonin. Po, po. Eshte pikerisht fiziku ai qe na kujton se: hey, time is clicking, hey, nuk ke me fuqi te rrish 24 ore pa gjume, hej, tashme lodhesh shpejt nga debatet, etj etj.

A mund te bejme paqe me vitet, me boten, me njerezit, me cdo gje qe na rrethon?!
Duam apo nuk duam, duhet bere. A eshte kjo konstante? Kurre! Ka momente kur arrin te kontrollosh cdo situate dhe te llogjikosh ftohte, ashtu sic ka dhe here te tjera kur mund te humbesh toruan, te kesh momente dobesie, te perjetosh dicka me shume sec duhet, te gabosh serish edhe ne te 60-tat e tua, etj etj.
Jemi shume komplekse si qenie, dhe rruges zbulojme rregulla te reja mbi veten tone, qe as do i kishim menduar ndonjehere me pare.
 
Me vitet arritet ajo pjekja e njeriut. Qofte pjekje shpirterore, qofte dhe ajo (me kryesorja) mendore. Pra, arrin te peshosh me mire gjerat dhe nuk ke me vrullin e pergjigjes nepermjet castit. "Casti" qe ne rini mund te kishte ndjesine e perjetshmerise, ne vitet madhore, perjetesia arrihet nepermjet procesit dhe permbajtjes, jo castit.

Cfare ka ndryshuar tek une me vitet?
1- Ajo qe sapo thash, peshimi drejte i castit dhe kohes ne terma afatgjate
2- Te kuptuarit e pergjegjesise idividuale. Nese para shume vitesh ndodhesha perballe 1 veprimi sepse doja ta beja per nje person te dyte, dhe kur nuk dilte rezultati qe prisja, e fajesoja ate si shkaktar. Tani jam e vetedijshme se cdo zgjedhje jona, eshte totalisht ne pergjegjesine tone. Askush nuk te detyron asgje.

Por, une mendoj se pjekuria mendore qe arrihet me kohen eshte si rezultat edhe i ndryshimit fiziologjik tonin. Po, po. Eshte pikerisht fiziku ai qe na kujton se: hey, time is clicking, hey, nuk ke me fuqi te rrish 24 ore pa gjume, hej, tashme lodhesh shpejt nga debatet, etj etj.

A mund te bejme paqe me vitet, me boten, me njerezit, me cdo gje qe na rrethon?!
Duam apo nuk duam, duhet bere.
A eshte kjo konstante? Kurre! Ka momente kur arrin te kontrollosh cdo situate dhe te llogjikosh ftohte, ashtu sic ka dhe here te tjera kur mund te humbesh toruan, te kesh momente dobesie, te perjetosh dicka me shume sec duhet, te gabosh serish edhe ne te 60-tat e tua, etj etj.
Jemi shume komplekse si qenie, dhe rruges zbulojme rregulla te reja mbi veten tone, qe as do i kishim menduar ndonjehere me pare.
Me pelqeu e gjitha..por fjalia qe kam nenvizuar edhe me shume...
 
Nga njehere me duket vetja aq e larget me disa gjera nga e kaluara saqe spo genjej,ka ndonje moment qe me merr malli per ate veten time,ekspresive,te rrembyeshme,rrebesh shiu ose bore,sipas stines.
Eh. :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top