Në dasmë zbulohet se dhëndri është grua

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një familje në Indonezi anuloi dasmën e vajzës së tyre pasi gjatë ceremonisë u zbulua se dhëndëri në fakt ishte grua. Familja dhe miqtë ishin mbledhur për ceremoninë fetare të dasmës në ishullin Java. Por dhëndëri Rio nuk kishte ftuar askënd prej të afërmve ose miqve, kështu që familjarët e nuses filluan të dyshojnë në identitetin e tij.

Situata kulmoi kur ai refuzoi të tregonte letërnjoftimin, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.
"Dyshimet u shtuan edhe më kur dhëndëri papritmas ndërroi edhe zërin dhe filloi të flas si grua", tha një zyrtar lokal i policisë. Ai tha se dhëndëri kishte trup burrëror dhe me nusen Nurain njihej që shtatë muaj.

Më vonë u vërtetua se ai në fakt ishte vajzë dhe emri i saj i vërtetë ishte Erni. Nusja e turpëruar thirri policinë dhe kërkoi që Erni të shkojë në burg. Për ta ruajtur nderin, familjarët thirrën shpejtë e shpejtë ish të dashurin e vajzës e cila tashmë ishte bërë nuse dhe e martuan me të.

Nurain dhe Erni ishin njohur nëpërmjet shokëve, ndërsa ajo thuhet se nuk ka dyshuar kurrë se në fakt ai është vajzë deri në ditën e martesës. Homoseksualiteti në vendin më të populluar në botë nuk është i ndaluar. Megjithatë martesat e gjinisë së njëjtë nuk lejohen me ligj.

B;gjuhashqipe
 
Pe: Në dasmë zbulohet se dhëndri është grua

besohet kjo ???? 7 muaj bashke, vendosin te martohen... dhe keto ende nuk dine ca ka njeri-tjetri nga maja e flokut te thoi kembes... ppfff
 
Pe: Në dasmë zbulohet se dhëndri është grua

me ne fund u martua lol ajo ka rendesi :P
 
Back
Top