Shpesh na ndodh që një ngjarje e sotme të na zgjojnë kujtime nga e kaluara jonë, kështu më ndodhi edhe mua kur pashë darkën në Dubai ku pushtetarët e babëzitur shqyenin llokmat e mishit arab…
Ishte një natë e ftohtë dhe me shi litar e dimrit të vitit 1969. Unë i ulur pranë oxhakut po lexoja kur dëgjoj një zë tek dera: Bujar vish shpejt kostumin e valles dhe hajde tek shkolla se na pret drejtor Muhameti. Pse? - e pyeta. Nuk e di po do vemi në Gjirokastër dhe do këcejmë për një të madh nga Tirana - më tha.
Vesha kostumin dhe një palë këpucë të kostumit që na i kishin bërë që para dy vjetësh dhe përveç që më rrinin të vogla edhe ishin shtrembëruar dhe hapur vënde-vënde. deri sa arrita tek shkolla, rreth 200 metra nga shtëpia, ku na priste një furgon mallrash ardhur enkas nga Gjirokastra, isha bërë qull dhe këmbët llokoçisnin në këpucët e mbushura me ujë por ato nuk më vrisnin më.
Arritëm tek Hotel Çajupi, hotel-turizmi (turizëm i thënçin) dhe duke u dridhur nga të ftohtit po prisnim rradhën për "koncert". Më në fund na erdhi radha dhe gjithë "emocion" hymë tek salla e "udhëheqjes"... Në fund të sallës, në qëndër të tavolinës me fytyrën e kuqërruar nga rakia dhe buzët e dhjamosura nga preja që kishte përpara, një qengj Çajupi, qëndronte madhështor "Heroi i Popullit", anëtari i Birosë Politike të PPSH-së, Ministri i Mbrojtjes Popullore, dora vetë i poshter Balluku… Dhe ne bijtë e çobanëve të qengjit martir po kapërdinim pështymën…
U desh një e çfryrë nën zë e drejtorit që Pavli Zhole të niste me hezitim: Jam fatos, jam fatos, jam fatos nga Labëria... dhe Ohoooo-ja e kthyesit, Dragos, tingëlloi më shumë si një psherëtimë. Si sulmues i skuadrës të Lagjes së Sipërme, Fulja e mori situatën nën kontroll dhe vallja e kënduar mori zjarr!
Po sa të "lumtur" ishim që na pëlqeu dhe na duartrokiti "udhëheqësi", pa ashtu nën avullin e rrobave tona të lagura dhe të avujve të rakisë ballë kazani të Beqirit u kthyem pranë oxhakut ku "krenarë" na prisnin prindërit se i kishim "nderuar".
Copa e tharë e bukës së misrit më priste anës vatrës. Duke e përtypur dhe ripërtypur që të mund të kalonte poshtë, më vinin para sysh im atë, Gjyshi, Dajkua dhe çobanët e mirë të fshatit që, me një llabane dhe shark në shpinë bridhnin breg me breg e ledh më ledh që të ruanin bagëtinë nga ujku për t'ia servirur në tavolinë ujkut i poshter dhe sojit të tij. Ky ishte komunizmi, kjo ishte "luga e florinjtë" që iu servir shqiptarëve, vetëm se ata, Beqirët, morën lugën e florinjtë dhe popullit i lanë bishtin e lopatës.
Prandaj i këshilloj të rinjtë, studentët, që me aq mënçuri, kurajo dhe inteligjencë ia çorrën maskën dhe ia ulën benevrekët në fund të këmbëve kryeministrit demagog, arrogant dhe injorant: Mos u mashtroni nga "lavdia" e paraardhësve tuaj! Realiteti i sotëm është rrjedhojë dhe pasojë e asaj "lavdie" prej skllavi të lumtur. Është pothuajse e pamundur ta ndryshoni atë brez që ecën dhe mendon mbrapsht i kërrusur nën peshën e "lavdisë" dhe të thesit me miell.
Ju të rinj, që nuk keni asgjë mangut nga inteligjenca dhe vetëdija krahasuar me bashkëmoshatarët tuaj europianë, lerini "pleqninë në shejtnin e tij" (sa mund të jetë shenjt) dhe me pjesëmarrjen tuaj masive në 25 Prill rrëzoni pushtetin mafioz të sektit hajdut "Rilindje". Luftoni për dinjitetin dhe të ardhmen tuaj, mos e lini atë në dorë as të prindërve tuaj, as të ambasadorëve dhe sidomos të puthadorëve që janë shtuar aq shumë këtë stinë.
Unë kam besuar dhe gjithmonë do të besoj tek aftësia, inteligjenca, mënçuria dhe guximi i të rinjve!
©Bujar Llapaj