Në Beograd, promovohet libri me poezitë e Ali Podrimës

Kresha

A pretty face can never trick me
111.jpg

Në Qendrën mediale në Beograd, sot bëhet promovimi i librit me poezi të përzgjedhura të poetit të njohur nga Kosova, Ali Podrimja në gjuhën malaziase me titullin “اelësi i himbur” (Izgubljeni kljuç).


Organizator i promovimit është kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq që është edhe botues i librit promovimi i të cilit u bë në Prishtinë para një muaji.



Promovimi në Beograd bëhet me qëllim të mbështetjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, kurse donator të promovimit janë Fondacioni për shoqërinë e hapur i Kosovës dhe Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Kosovës.

Për librin dhe poezinë e Ali Podrimës si dhe për rëndësinë e promovimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës pritet të flasin: Sllobodan M.Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së malaziasve të Kosovës, Filip Davidi shkrimtar, skenarist dhe mik i Podrimes, dr Basri اapriqi, kryetar i PEN Qendrës së Kosovës; prof. dr Predrag Simiq, profesor universiteti dhe analist politik, avokati Azem Vllasi, dhe Baton Haxhiu gazetar.



Në promovim janë ftuar:



Dejan Paviqeviq, oficer për lidhje i Serbisë në Kosovë,

Valdet Sadiku, oficer për lidhje i Kosovës në Serbi,

Ambasadori i Malit të Zi në Beograd, Igor Jovoviq, si dhe shumë akademik, shkrimtar, aktor dhe veprimtarë të kulturës nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, përfaqësuesi i delegacionit të BE në Serbi, përfaqësues të ambasadave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top