Në Antarktik zbulohen mbetje të avionit të parë

fshatari

Anetar
thumbnail.php


Ndonëse në pamje të parë, duket si një grumbull hekurishtesh të ndryshkura, këto mund të jenë mbetjet e avionit të parë që ka mbërritur ndonjëherë në Polin e Jugut, në Antarktik. Sipas shkencëtarëve australian, mund të bëhet fjalë për mjetin e parë fluturues të eksploratorit Dagllas Moson. Ata kishin vërejtur avionin e braktisur pranë një bregu të akullt. Aeroplani ishte lënë në harrësë nga bota, për gati 100 vjet. Tani, mbetjet e tij do të barten në Australi. Mishel Beri është konservuesja kryesore i Fondacionit Moson.
"Për shkak se gjatë dimrit, nuk do të qëndrojmë në Polin e Jugut, kërkimet duhet të pushojnë për një kohë më të gjatë. Prandaj, atë e kthejmë në Australi, ku procesi do të jetë më i shpejtë dhe do të kemi kontrolle shumë më të mira mbi të, dhe shpresojë po ashtu, edhe për rezultate më të mira", thotë Mishel Bari, konservues.
Daglas Moson ishte studiuesi më i njohur polar i Australisë. Shkencëtarët janë të mendimit se ai kishte ardhur pikërisht me këtë aeroplan në Antarktik në vitin 1911, kur përgatitej që të bëhej njeriu i parë në botë që do të fluturonte mbi Polin e Jugut. Mirëpo, ideja e tij dështoi pasi aeroplani u rrëzua qysh gjatë fluturimit testues. Shkencëtarët tani duhet të argumentojnë nëse këto mbejtje, janë apo jo, pikërisht të atij aeroplani.

alsat-m.tv
 
Back
Top