Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Love

βeℓℓe â๓e
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar përmes pikës kufitare të Vërmicës për në Shqipëri.

timthumb.php

“Përsa i përket fundjavës, brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri rreth 3 mijë automjete dhe 6 mijë persona. Këto janë të dhënat që kemi për 24-orëshin e fundit”, deklaroi oficeri i policisë, Ismed Hodaj, në mesditën e së shtunës, ndërsa fluksi vazhdoi të rritej në orët në vazhdim, transmeton "Top Channel".

Sipas Policisë së Kosovës, numri i shtetasve që kanë kaluar për në Shqipëri është më i madh në krahasim me të njëjtën periudhë të përpara një jave dhe kjo, sipas tyre, ndodh për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Mundësi manipulimi

Ndërsa pak orë më parë gazeta e përditshme kosovare, ‘Express’ bëri të ditur se qeveria shqiptare do të përdorë nesër turistët për manipulimin e zgjedhjeve. Turistët do të përdoren në vend të disa kosovarëve që tashmë kanë marrë shtetësi shqiptare.

"Deputetë te Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në organizimin e njerëzve për të votuar në Shqipëri, të kamufluar si turistë. Thelbi qëndron se kjo do të bëhet duke keqpërdorur gjithë ata kosovarë që kanë shtetësi shqiptare. Do të votohet në emër të tyre, me personalitete të tjera", ka thënë një burim qeveritar për të përditshmen kosovare 'Express'.
Shekulli
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Mendoje se eshte nje budallallek i vecante nje lajm i tille.

Nuk e mohoje se ka shqiptar te Kosoves qe kane nenshtetesi shqiptare dhe eshte e drejte e tyre per te votuar, por nuk do harruar se cdo fund jave Shqiperia vizitohet nga shume turist Kosovare e aq me shume kur keto dy jave eshte permiresuar moti.
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

budallak me brina 6000 pasaporta i paskan shqiptarte e kosoves e per me lujt nje futbollist te kombetares po i duhet 3 muj pritje
 
po spe dini ju , jo po ju spe dijshi. po nime spe dijshi po ata kane shku me voto per berishen ore a edhe po habiteni a!

me te vertete keto mediat e shkruara dhe televizive jane be aq te poshtra sa qe qdo lajm qe e plasojne duhet qe ne fillim me hudhe poshte sia vlen as me i lexu
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

po spe dini ju , jo po ju spe dijshi. po nime spe dijshi po ata kane shku me voto per berishen ore a edhe po habiteni a!

me te vertete keto mediat e shkruara dhe televizive jane po aq te poshtra qe qdo lajm qdo e plasojne duhet qe ne fillim me hudhe poshte sia vlen as me i lexu

Gazetarin e kan te fort Shqiptarte e Shqipnis po jan shume te politizum se keta gazetart tone qe i kem ne kosove jan qoban ne kete drejtim gjema nje gazetar qe kish mujt me mbajt 15 ore nje emision si sokol balla hallall
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Jo 6000 por dhe 600000000 le te sjelli "AI",prap te humbur e ka !!!
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Teknikat e Berishës në dhënien e nënshtetësisë shqiptarëve të kosovës .. dihet për cfarë ishin :D skemi nevojë për asnjë koment ..

Ta gëzoni nënshtetësinë shqipe :D dhe votoni sa më shumë sepse ju ka bërë Sala tynelin lol ..
 
dikujt mundet mos me i pelqy qe ne kohen e sali berishes eshte ndertu rruga por kjo eshte realitet. sa i perket kesaj qe paskan ardh kosovare ne shqiperi sot se di pse dikujt po i konvenon me paraqite si gje jo te rastesishme le te shikon statistikat e vitit te kaluat sa kosovar e kan kalu kufirin mbrenda nje dite dhe e kuptoni a kane ardhe sot me votu apo per plazh.
 
Se pari me ato leke qe eshte bere ajo rruge,do ishin shtruar gjithe rruget e Shqiprise dhe Kosoves nga 2 here....se dyti,nuk e di sa je i informuar por sot ska qene dite per plazh me ate mot qe ishte...se treti,icik vone ishin si per plazh...ne ate ore jane te zena te gjithe shazllonet :p
 
nuk dyshoj qe ndoshta do te shtroheshin shume rruge te reja dhe nuk e mohoj kete por nuk e mohoj as ate qe ne kohen e berishes eshte ndertuar kjo rruge.
se di si ishte koha tek ju por nje gje e di qe tek ne na ka kall dielli dhe ka qene temperatura diku afer 35 C.
dhe krejt ne fund nese brenda 24 ore per ju eshte vone atehere kjo i bie nga dje deri sot ne mengjes kane ardhe kosovaret dhe tere diten sot e kan pas ne disponim per plazhe.
 
Ta them une pra meqe jam me afer realitetit...kulmi i trafikut te makinave ne drejtim te shqiprise ishte rreth ores 12 te drekes kur vargu i makinave shkoj rreth 10 km.
Moti ishte i nxehte por jo per plazh...edhe po,rrugen sdo ja mohoj Saliut por po theksoj koston me shume se cdo gje duke qene se ato lek jane marre nga xhepi im e nga xhepi i te gjithe taksapaguesve te shtetit Shqiptar :).
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Teknikat e Berishës në dhënien e nënshtetësisë shqiptarëve të kosovës .. dihet për cfarë ishin :D skemi nevojë për asnjë koment ..

Ta gëzoni nënshtetësinë shqipe :D dhe votoni sa më shumë sepse ju ka bërë Sala tynelin lol ..

Juve ju kemi pru 2 miliard per tre muj veq prej turizmi
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Juve ju kemi pru 2 miliard per tre muj veq prej turizmi

lol lol Ndaj është në borxhe Shqipëria deri në grykë se keni sjellë ju 2 miliard lek me turizëm ? lol
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

lol lol Ndaj është në borxhe Shqipëria deri në grykë se keni sjellë ju 2 miliard lek me turizëm ? lol

Po ne nuk mund te udheheqim shtetin ne mbajme kombetaren ne futboll edhe ku e din ti a eshte shqiperia ne borxhe apo jo sa e di nuk je z.Ridvan Bode
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Nqs kan nenshtetsin shqiptare dhe figurojne ne listat e votimit , atehere ku eshte problemi !!!
Mua me me dhimset kjo vota ime qe do ti mungoj Sales se nuk kisha mundesi te shkoja te votoja kesaj here .
 
pse sthe ti ta kishim siguru nje bilete :)
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Se pari me ato leke qe eshte bere ajo rruge,do ishin shtruar gjithe rruget e Shqiprise dhe Kosoves nga 2 here....se dyti,nuk e di sa je i informuar por sot ska qene dite per plazh me ate mot qe ishte...se treti,icik vone ishin si per plazh...ne ate ore jane te zena te gjithe shazllonet :p

sekaterti ik pilu se ja ke fut Kot :D
 
Titulli: Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Burrrelsss a je shqiptar a grek qfare problemi ke me shqiptaret e kosoves nuk kem faj ne qe ju nuk qendroni mire ekonomikisht ....spo e kuptoj ju as grekun se urreni sa ate rruge qe bashkoj shqiptaret edhe ju ringjalli turizmin
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top