Bashkëpunimi strategjik me kompaninë Nokia, prodhuesit numër një në nivel botëror, besohet se do t’i ndihmojë Microsoft’it të shtrijë edhe më tej ndikimin e sistemit të saj operativ për telefonat mobil, Windows Phone 7.
Pritet që ky bashkëpunim t’i ndihmojë gjigantit amerikan të softuerit të marrë ndonjë pozicion më serioz, sa i përket platformës së saj mobile, edhe pse Windows Phone 7 është pasardhës i sistemit operativ Windows Mobile, i cili gjithsesi se është një platformë shumë e mirë mobile.
Për momentin, klima e tregut nuk po e lejon shumë kompaninë Microsoft të promovojë vlerat e sistemit të saj operativ për telefonat mobil, pasi që beteja me rivalët si Android dhe iOS është shumë e ashpër.
Mirëpo, shtrirja e madhe e kompanisë Nokia në tregun botëror të telefonave mobil, pritet që t’i ndihmojë Microsoft që të zgjerohet edhe në tregun e telefonave standard mobil, dhe jo vetëm tek telefonat e mençur, të cilët kryesisht i dedikohen konsumatorëve më të pasur.
Stela Bokun, analiste e biznesit në Pyramid Research, thotë se qasja e telefonave të mençur mobil deri në vitin 2015, do të rritet nga 27 në 53 për qind.
Sipas studimit të kësaj firme, thuhet se kërkesa për telefonat e lirë që bazohen në Android do të rritet, dhe e njëjta do të vijë nga shtetet e Afrikës dhe ato në zhvillim, por edhe në një pjesë të Evropës, Lindjes së Mesme, Azisë dhe Amerikës Jugore (gati gjithë botës).
Por, edhe përkundër faktit se Android OS do të jetë platforma kryesor e zhvillimit, Boku thotë se Windows Phone 7 do të jetë në vendin e parë, dhe se ky kryesim do të ndodhë në vitin 2015.
Natyrisht, se ky parashikim vjen si pasojë e marrëveshjes që Nokia ka me Microsoft, por edhe popullaritetit në rritje të platformës së kësaj të fundit.