Në 15 – vjetorin e vrasjes te Ahmet Krasniqi minister i mbrojtjes se Kosoves

xhebrail1

INTERIST
Në 15 – vjetorin e vrasjes së
Ministrit të Parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi fletë nje nder bashkëpuntoret e kolonel Krasniqit Major Nazif Ramaja.


Shkruan Major Nazif Ramabaja :

Gishti i krimit egzekutoi kol. Ahmet Krasniqin derisa ai shtrinte dorën e pajtimit dhe thoshte: Popullit të Kosovës i duhet nji forcë mbrojtëse Kush ishte kol. Ahmet krasniqi?

I lindur më 1948 në fshaitn Zhilivodë të Vushtrisë, shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje , ndërsa akademinë ushtarake toksore më 1973, punoi në Zagreb, Zajeqar dhe Gospiq pas kryerjes së akademisë komanduese të shtabit ku punoi dhe komandoi me Brigadën e garnizonit të Gospiqit. Pas ndihmës që i bëri luftës kroate duke e dorëzuar kazermën e Gospiqit u burgos në Rijekë dhe u dërgua në izolim në Beograd i cili u akuzua për rrënimin e fuqisë mbrojtëse të ushtrisë ish Jugosllave. Kol.Krasniqi me ndihmën e shokëve iku nga Beogradi dhe kështu i shpëtoj vuajtjes së denimit me burg, ku u vendos prap në Kroaci. Nga ky moment e tutje ishte në kontakt me Qeverinë e Republikës së Kosovës për të cilën bëri një numër të madhë të vlersimeve ushtarako politike. Autor i shumë punimeve studimore e publicistike mbi artin ushtarak që janë publikuar nëpër shtyp dhe revista të ndryshme profesionale. Kërkesa e oficerëve të lartë ndaj Qeverisë për Formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe emrimi i kol.Ahmet Krasniqir nga Ana e kryeministrit Bujar Bukoshi. Menjiher pas masakrës së Drenicës në muajin mars 1998 ishte bër nji takim urgjent i eprorëve ushtarak që jetonin në përendim ishte marur vendimi që eprorët kordinatorë në shtetet përkatëse të Evropës kërkuan nga Qeverija e Republikës së Kosovës të bëj emërimin e menjihershëm të ministritë të mbrojtjes. Kryeministri Bujar Bukoshi dhe ministrat e tjerë të Qeverisë, gjatë takimit që paten me nji grup oficerësh të lartë Kosovar, urdhëruan formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjitha organeve tjera përkatëse. Kështu kol. Ahmet Krasniqi Caktohet ushtrues detyre i ministrit të Mbrojtjes dhe komandant i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Pas kësaj kol. Krasniqi urdhëron që të bëhen përgaditjet e nevojshme për formimin dhe organizimin e njisive profesionale ushtarake, me qëllim të realizimit të aspiratave të popullit tonë për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërmarrja e hapave konkret për jetësimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në kushte optimale kishte me qenë normale të ishte bër publike formimin I Ministrisë së mbrojtjes në mars të 98´-tës, por duhet kujtuar se Qeveria ishte nën nji presion të madhë të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është nji ndër arsyet që s´është dal publikisht menjiher pas vendimit të Qeverisë për formimin e Ministrisë së mbrojtjes. Arsye tjetër ishte që ne nuk ishim të organizuar deri në at masë që të mund të ndërmerrnim hapa konkret në realizimin e detyrave që ishin të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Koha e luftës dhe kërkesat e ngutshme sikur nuk lënë hapsirë për gjetjen e zgjidhjeve të dëshiruara, që do të vinin në shprehje në kohë paqe. Ne si individë dhe si shtet do të ballafaqohemi me probleme shumë më të mëdha se sa që do ti kishim në kushte normale. Lufta e armatosur është nji gjë teper komplekse që kërkon koordinim force e mendje dhe këmbëngulësi të madhe. ثshtë me rëndësi se është bë një nismë e mirë nga të gjitha forcat në Kosovë me qëllim të konkretizimit dhe jetësimit të detyrave dhe punëve në ministrinë e Mbrojtjes. Me kët janë vënë themelet e shëndosha, janë krijuar parakushtet për nji ecje më të shlirshme drejt jetëssimit të qëllimeve obligative dhe synimit final-realizimit të pavarësisë së Kosovës. Fillimi i rezistencës së armatorur në Kosovë prononcimi i kol.Ahmet krasniqit shtator ´98 ”Duke u nisur nga fakti se armiku serb shumë pak e kupton gjuhën e dialogut dhe mirëkuptimit, secilën herë e më shumë rritej nevoja për një rezistencë të armatosur, në kundërvenie sa më të sukseshme ndaj terorit dhe barbarisë serbe. Qqë nga viti 1990 nji grupë i konsiderueshëm njerëzissh filloi të ndërmarrë aksione të armatosura me qëllim të arrijtjes sa më të shpejtë të lirisë. Pas masakrave së Drenicë, numri i njerëzve të armatosur u rrit shumë shpejt dhe u bë kompletimi i UCK-së si ushtri e vërtetë me forcë reale për kundërvënije të armatosur kundër armikut serb. Profesionalizmi kusht parësor i artit luftarak Sipas Kushtetutës së republikës së Kosovës dhe i ligjit të mbrojtjes i cili u nxorr nga Qeveria del se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës kanë detyrë mbrojtjen e integritetit teritirijal të shtetit kosovar, ruajtjen e rendit publik si dhe barazinë qytetare. Pra kemi obligim ligjor dhe moral, të mbrohemi nga secili sulm nga mbrenda apo jasht, i cili dëmton interesat kombëtare apo individuale të qytetarëve. Nuk kemi arsye të friksohemi nga faktori ndërkombëtar nese bëjm at që bën seicili nga shtetet egzistuese. Më parë duhej të turpërohemi para bashkësisë ndërkombëtare dhe para ndërgjegjes sonë nës enuk bëjm at qka është normale – që në mënyrë institucionale dhe të organizuar, të mbrojmë popullin tonë të rrezikuar nga okupatori fashist serb. Pra ne nuk duhet të kufizohemi në luftë për mbrojtjen e pragjeve tona , por të bëjmë nji rezistencë të ërgjithshme duke krijuar kushte që nga lufta e tashme guerile të kalojmë në formë të luftës frontale. Paralelisht me formimin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura kemi bër edhe formimin e thelbeve të brigadave 1311.1333 dhe 134, është tentuar që aty ku ka ndonji forcë e organizuar e mbrojtjes ta ndihmojmë profesionalisht dhe materijalisht. Si rezultat i kësaj pune kemi nga disa dhjetëra ushtarakë profesionalistë në secilën njisi. Në të njejtën kohë është punuar edhe në shkollimin e kuadrave për të cilat kemi një përvojë jashtëzakonisht të madhe. Kuadrat do kalojnë shumë shpejt në sërvitje dhe më të vrullshme, e të cilat do të jenë në vijën e parë të frontit, edhe për armatim janë gjet kanalet e furnizimit të shpejtë me armatim dhe materijal më modern. Mbrenda këtij afati të shkurtë kemi mbërri të krijojmë kushte optimale për kalimin e njisive tona nga lufta guerile në nji luftë të hapur e me shumë zona dhe në luftë frontale. Krahas me operacoonet luftarake në qdo moment do të bëhet plotësimi I njisive tona me kuadro dhe materijale të nevojshme dhe në këtë mënyrë do bëhet zhvillimi i njisive operative ashtu siq është e paramenduar në konceptin e zhvillimit të njisive taktike dhe operative si dhe avijacioni i luftës në përgjithësi në tër teritorin e Kosovës. Përbërja e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës Forcat e armatosura të Republikës së Kosovës janë të përbëra nga: 1. Ushtria Clirimtare e Kosovës 2. Aviacioni luftarak 3. Mbrojtja teritoriale dhe 4. Njisit e Ministrisë së Mbrendshme. Në bazë të kushtetutës së Kosovës dhe në bazë të Ligjit për Mbrojtje Forcat e Armatosura të Republikërs së Kosovës janë të organizuara në mënyrë më profesionale dhe mvarësisht nga situata në teren. Qëllimi ynë kryesor është që populli i Kosovës të ketë nji forcë mbrojtëse e cila do të jetë garantuese e sigurisë e të gjithë banorëve të sajë. Ushtria e fortë kososvare do të ndikoj edhe në rrafshin ndërkombëtar sis faktor stabiliteti në Ballkan. Për tu cliruar jemi të vendosur të luftojmë Sukseset e njisive tona në teren kan qen të kushtëzuara nga cilësia e armatimit, sna ka munguar as trimërija e as dituria, por na ka munguar faktori material por kem treguar se mund të arrihen rezultate të jashtëzakonshme nëse organizohemi dhe nëse vërtetë dëshirojmë të kuptojmë se armata i ka ca rregulla dhe ligje të veta, zbatimi i të cilave është i domosdoshëm nëse aludohet fitore. Këtë më së miri e tregojnë disa nga akcionet e organizuara në të cilat njisitet e UCK-së janë komanduar nga eprorët profesionist dhe që kan treguar nivel të lartë të artit ushtarak. Pra nuk ka dyshim se profesionalizmi është kushti parësor kjo është pa dhe është vërtetuar në mbrojtjen e Loxhes, mbrojtjen e Rrafshit të Dukagjinit tash në aksionet e fundit në mbrojtjen e rretheve të Prizrenit, Suharekes, Shtimes si dhe në aksionet e Drenicës. Në këto aksione të gjithë e kan vërejtur se dicka e re po ndodhë në njisitë clirimtare, se atom e dituri më të madhe u kundërviheshin forcave pushtuese serbe. Ofenziva serbe e korrik-gushtit 98´ Shumë nga udheqësit e atëhershëm të UCK-së jepnin deklarata të mëdha e të pa mbulesë, që ishin euforike dhe tepër pak , apo aspak ushtarake. Flitej për teritoret ë cliruara, por kur ndodhi sulmi serb të gjithë zhurmagjinjët e zëshëm ikën duke e lën popullin në mëshirën e armikut. Ju kem bë me dije se duhet të jënë më të kursyer në deklarime, se deklaratat duhet të pasqyrojnë realitetin dhe të ken qëllimin e tyre konkret; ua kem tërhequr vërejtjen se mosrealiteti i deklaratave është me pasoja. Fatkeqsisht u desht të ndodhin ngjsrje tronditëse për tu bindur populli dhe vetë ata ”komandantët” që me deklaratat dhe me punën e tyre më tepër dëmtuan se sa ndihmuan clirimin e Kosovës. Rezultatet në teren , dِmet e mëdha njerëzore e materijale dhe sidomos zhvendosja masive e popullatës janë argumenti konkret i pasojave të mëdha. Shpresoj se Ushtria Clirimtare e Kosovës do të dijë të gjykoj dhe thelloj përvojën e vetë, se me nji vullnet më të madhë e me nji vëmendje të kthjellët do ti kushtoj kujdesë vetëorganizimit, instritucionalizimit dhe ndërmarrjes së aksioneve të nivelit të duhur, me nji angazhim e seriozitet përkatës me përgjegjësi historike që ka , në mënyrë që ti arrij rezultatet konkrete që kërkohen prej sajë. Nga vlerësimet e gjithanshme duhet të dal stretegjija e veprimit që i ka hije veprimeve tëe vërteta ushtarake. Pra Uhstria Clirimtare e Kosovës duhet strategjinë e sajë ta bazojë në sa ma shumë fitore që të bëhen aksione dhe luftime vetëm në ato teritorek u i konvenon forcave tona mbrojtëse. Angazhimi i eprorëve ushtarak Angazhimi i eprorëve profesionistë është shumë i madhë deri tash është bër në baza vullnetare, por kemi nji plan dhe program për angazhimin dhe mobilizimin e planifikuar. Nasakra e drenicës ofenziva e fundit e ushtrisë Jugosllave e tjera, kanë ndikuar që eprorët dhe ushtarët të lajmërohen në shtabin e përgjithshëm- Ministrissë së Mbrojtjes. Ata dërgohen dhe vendosen në ato njisi të vogla apo të mëdha varësisht prej regjionit ku janë dhe sa luftëtarë të vetëorganizuzr ka në atë rejon. Jemi shumë të kënaqur me gatishmërinë dhe kontributin që po jaspin eprorët ushtarak, të cilët ciq e dini, pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë u vendosën në shumë shtete të Evropës Përendimore që të gjithë i kan lën familjet e tyre të rrezikuara sepse shumica e tyre e humbin statusin në shtet ku kan zën vend, pra, heqin dorë plotësisht nga kërkesat e jetës së tyre personale e familjare, vetëm e vetëm për ta ndihmuar Kosovën me kontributin e tyre si ushtarak. Ushtarakët profesionist e kan plotësisht të qartë forcën dhe rëndësinë e institucionit, prandaj angazhimin e tyre e kërkojmë në kusdër të kryerjes së të gjitha detyrave të përcaktuera nga shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura sepse janë të vetëdijshëm se kjo është rruga institucionale, e vetmja rrugë e krijimit së ushtrisë së mirëfilltë të Kosovës. Cështje tjeter është pastaj cilësija e institucionit, pra përvoja e tij, që gjithashtu duhet të bëhet me kërkesa e kritere të qarta… Në luftë njeriu niset nga vetë vullneti dhe dëshira e madhe për tu cliruar. Atë vullnet dhe moral populli shqiptar e ka aq të madhë s aqë është i pa përshkruar, ky është nji fenomen për të cilin duhet shkruar shumë dhe në shumë aspekte. Ne shqiptarët jem të vendosur që për tu cliruar, të luftojmë deri në njeriun e fundit, nëse ësshtë nevoja. Për të arrijtur kët qëllim n ena duhen miq dhe ne duhet ti gjejm miqt tanë në përendim. Ne do të bëjm cmos që përkrahja të jetë edhe preja tyre që nuk e presin, dmth edhe prej vetë aleatëve të Serbisë, kët duhet ta arrijmë patjeter. Në kët drejtim duhet ta realizoj funksionin e vetë Drejtorija e Informoimit e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila është themeluar dhe që para vehtes ka nji planifiim të mirë detyrash. Koha po punon në dobi të popullit tonë. Me nji organizim më të mire, vullnet dhe dëshirë që kemi për të jetuar edhe ne të lire sikurse popujt e tjerë, do të bëj që, patjeter, të dalim fitues në luftën tone të dejtë clirimtare. Kët e garanton gjaku I derdhur I trimave më të mirë të kombit tonë, gjeku i njomë dhe i pastër I bijëve dhe bijave tiona, i dëshmorëve të lirisë me të cilët mburret Ushtria Clirimtare e kosovës, kreu ushtarak ka të zgjedhur strategjinë e luftës për fitore të sigurtë. Hapat që kemi ndërmarrë si dhe rezultatet që kemi arritur, do të shërbejnë si kurajo për punën e më tutjeshsme. Kemi fatin që në të njejtën kohë të bëjmë luftën clirintare si dhe institucionalizmin e orgaaneve shtetërore. Uroj që vështërsitë me të cilat po ballafaqohemi të tejkalohen sa ma shpjt dhe në këto caste vendimtare etë histories sonë, të jemi sa ma të denjë në përcaktimin e fatit tone kombëtar, që nuk mund të zgjidhet drejt nga askush nëse nuk jemi ne vet, në rend të pare.”
Marrja e përgjegjësisë dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve duke tentuar që të gjithë akterët të bëjnë unifikimin dhe pregaditjen për nji organizim të mirëfillt institucional. I armatosur me marëveshjen e Osllos formon njisitet operative të UCK-së, bën betimin e tyre dhe dorëzon famurin Ushtarakut Tahir Zemaj jep urdhër për hyrje të njësive orative në tri faza dhe vendosjen e tyre në (Prapaqan, Baran dhe Bardhaniq) Kosovë.
Disa pyetje që kërkojnë përgjegjje: - Pse u bë diverzion në veturën e Ministritë kol. Ahmet Krasniqit në ditën e betimit të njisiteve operative brigadave 131,133,134? - Pse u sekuestruan inqizimet e betimit të brigadave nga akter të revolucionit të vonuar demokratik, bandat e Nanos dhe Klosit? Nji kasetë i kishte shpëtuar këtij sekuestrimit. - Pse su bë publike formimi injisive operative brigadave 131,133,134 në qershor 98´por disa ditë para egzekutimit të kol. Ahmet Krasniqit? - A i kushtoj me jetë prononcimi i tij në shtator 98´? - Pse u carmatos Ministri Krasniqi dhe nga kush? - Pse u kontrollua objekti i banimit të Ahmet Krasniqit dhe u muar armatimi? - Pse ju largua personeli i sigurisë natën para egzekutimit në bllokun kontrollues, a dihej se është Ministri Ahmet Krasniqi në at veturë? - A folen shqip dorasit dhe a e pyetën njeni tjetrin se a është ky Ahmet Krasniqi? - Si u bë që ende su zbuluan dorasit për tjav dhën denimin e merituar. Lavdi ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top