NDRYSHIMI MIDIS “TË DUA” DHE “TË DASHUROJ”

Kresha

A pretty face can never trick me
147475497_1757190047778759_6831031994616647177_n.jpg

«Të dashuroj», - i thotë princi i vogël.
«Edhe unë të dua», - i thotë trëndafili.
Atëherë, princi i vogël i thotë dhe shpjegon kështu:
«Nuk është e njëjta gjë. ”Të duash” do të thotë të bësh tënden diçka apo dikë. Do të thotë t’u kërkosh të tjerëve atë që përmbush nevojat e tua personale, nevojë materiale, ndjesie, shoqërimi, etj. “Të duash” do të thotë ta shtiesh në dorë atë që nuk të përket ty, do të thotë të zotërosh ose të dëshirosh diçka që të mungon... “Të duash” do të thotë të pasionohesh apo të jepesh pas gjërave dhe njerëzve nga nevoja. Në këtë rast, nuk ka marrëdhënie të barabartë, ka thjeshtë një lloj vuajtjeje vetëm nga njëra palë, sepse “e mira” që duam nuk na korrespondon, dhe ne ndjehemi të zhgënjyer. Nëse dua dikë, do të thotë që shpresoj, që pres diçka. Nëse personi tjetër nuk më jep atë që pres, unë vuaj. Problemi është se ekziston një mundësi e madhe që personi tjetër të ketë motive të tjera, pasi që të gjithë jemi shumë të ndryshëm. Çdo qenie njerëzore është një univers. “Të duash” do të thotë të dëshirosh më të mirën për tjetrin, edhe kur ke motive shumë të ndryshme. “Të duash” do të thotë që unë dua të jesh i lumtur, edhe kur rruga jote është e ndryshme nga e imja. Ndërsa “të dashurosh” është një ndjenjë e fuqishme, është ndjenja më e bukur dhe më e mirë, që lind nga thellësia e zemrës, nga shpirti, duke i krijuar vetes një shkallë të lartë njerëzore. Dashuria nuk lind nga nevoja, as nga interesi. Në këtë kuptim, ajo nuk do të shkaktojë kurrë vuajtje, ajo mund të jetë një lloj dhimbjeje e ëmbël, e përzier me gëzim, kënaqësi, por kurrsesi vuajtje e mirëfilltë. Kur një person thotë se ka vuajtur nga dashuria, në të vërtetë ai ka vuajtur nga dëshira, jo nga dashuria. Njeriu vuan kur i pëlqen diçka dhe do ta ketë patjetër, pra për interes. Nëse dashuron vërtet dikë, nuk mund të vuash, sepse nuk ke pret asgjë nga tjetri, në dashuri nuk ekziston interesi. Kur dashurojmë, e japim veten pa kërkuar asgjë në këmbim, ndjejmë gëzim të thjeshtë dhe të pastër për t’u dorëzuar. Por gjithashtu është e vërtetë se ky dorëzim, kjo dhënie vetëmohuese, ndodh vetëm në njohje. Ne mund të dashurojmë vetëm atë që njohim, sepse të dashurosh do të thotë të hidhesh në boshllëk, t’ia besosh dikujt jetën dhe shpirtin tënd. Dhe shpirti nuk kompensohet. Dhe që unë të njoh veten është saktësisht të të njoh ty, gëzimet e tua, paqen tënde, por edhe zemërimin tënd, betejat e tua, gabimet e tua. Sepse dashuria e kapërcen zemërimin, betejën, gabimin dhe nuk është vetëm për momentet e gëzimit. Dashuri do të thotë besim i plotë se çfarëdo që të ndodhë nuk tërhiqesh nga sjellja, je i vendosur, jo nga ndonjë interes egoist, por nga që i je dorëzuar ndjenjës, je në një shoqëri të heshtur, të përjetshme. Të dashurosh do të thotë të jesh vetëdijshëm se nuk të ndryshon dot as, as stuhia, as dimri, asgjë. Të dashurosh do të thotë t’i japësh tjetrit një vend në zemrën tënde, qoftë si baba, si nënë, si vëlla, si bir, si njeri dhe të jesh i sigurt se edhe në zemrën e atij tjetrit ka një vend për ty. Dhënia e dashurisë nuk e shteron dashurinë, përkundrazi, ajo e shton atë. Të dashurosh do të thotë ta hapësh zemrën për të dhënë dashuri, por edhe për të marrë dashuri.»
«Tani e kuptova», - i thotë trëndafili.
«Dashuria nuk kuptohet, ajo jetohet», - i thotë, së fundi, princi i vogël.
(Në shqip: Bajram Karabolli)
 
karafili e trendafili sdine ca bejne por ne te dashuroj e perdorim per njeriun e jetes 🤣🤣
te dua mund tja thuash dhe femijes miqve te aferme 😅😁
 
karafili e trendafili sdine ca bejne por ne te dashuroj e perdorim per njeriun e jetes 🤣🤣
te dua mund tja thuash dhe femijes miqve te aferme 😅😁

Hahahahahahahaha
 
Te dashuroj eshte krejt ndryshe fjales te dua
Te dua fort i them njerzve te mi qe kam per zemer. Kurse ate te dashuroj ja them vetem atij qe fluturat e stomakut mi ktheu ne gaforre. 😂
Te gjithe ashtu e bejme po he 🤣
 
Rrenja fjales nje eshte
Te dashuroj sdi sa shekuj ka qe se them
Te dua i them kujdo te kam brenda ne zemer, familjar apo miqwsi
 
Duaj dhe dashuro ...jeten ..me te mirat dhe te keqijat e saj.
Koha jone eshte e limituar dhe cdo gje qe bejme duhet te behet me ndjenje.. ndryshe kot qe jetojme
 
Une me shume dashuroj se dua.
Dashuroj aq shume gjera dhe aq shume veprime sa me bejne te dashuroj jeten ne teresi edhe me veshtiresite e saj.I dua dhe dhimbjet sepse i jep kuptim atyre qe dashuroj.
 
Mendoj se te dua, mund edhe te ftohet, te zhduket, te kaloje nga nje person tek tjetri. Ndersa te dashuroj, dmth diqka qe nuk ndryshon, mbetet e tille, origjinale, i dedikohet nje personi, nje lloj i dashurise !
 
E mendoj pak me ndryshe nga ty.Edhe dashuria zbehet.Qofte edhe per partnerin.Kam qene deshmitare e dashurive shume te forta qe kane perfunduar dhe ne urrejtje.
 
E mendoj pak me ndryshe nga ty.Edhe dashuria zbehet.Qofte edhe per partnerin.Kam qene deshmitare e dashurive shume te forta qe kane perfunduar dhe ne urrejtje.

E vertet. Madje edhe mund te avullohet por dashuria, apo ndjenjat e dashurise se dyte s'do te jene kurre si te parat. A don te thote kjo se dashuria e dyte eshte me e mire se e para ? Jo, nuk mendoj. Poenta ime eshte se dashuria mbetet dicka me e forte se TE DUA.

Ja nje shembull i thjeshte, le te nisemi nga jeta reale. Sa nga ne u themi me para apo lehte TE DASHUROJ, se sa TE DUA :D?

Te dua eshte bere mode, te dashuroj del me veshtire, kerkohet momenti i duhur.
 
Sepse ne e shprehim “te dashuroroj” vetem ne drejtim te nje marrdhenie intime.
Po une shpesh shprehem dhe tek femijet psh kur ata qeshin u them;u Zot sa e dashuroj te qeshuren tuaj.
Sigurisht qe te dua eshte bere sikur i themi maces te kam xhan 🤣
 
Sulltanem ah bre sulltanem hahahah

Une mendoj se edhe me shume se aq, jo vetem ne ato momente
 
jo per ti shku kunder rrymes nga disa komente qe i pashe se nuk i lexova te gjitha por mendoj qe te dua eshte me shume per persona qe: Po e vertete qe deshiron ti kesh afer por qe ne 1 moment po iken qofte miqesi apo lidhje nuk eshte qe te lejne 1 brenge shume te madhe brenda vetes…nersa te dashuroj eshte me shume per njerzit tane te afert (familje,miqesi) duke qene qe fjala te dashuroj eshte kuptimi i plote i fjales dashuri dhe neve dashurine me te madhe e kemi per prinderit gjysherit miqte nipa mbesa etj etj varet nga marredhenie teper e afert me person/a te ndryshem
 
Marla jo buka po kulaçi thote 😜
 
Unë mendoj se të dua është sa për të dalë nga situata,kur je nën presion.
E dëshiron të bindësh partnerin/en se ti ndjen diçka për të.
Po un ktyre frazave nuk është se u besoj,vlersoj gjestet.
 
Jo ush po gomar 😁
Nejse;
Te dashuroj: Njeriut te jetes.😁
Te dua: Gjithesise 😁
 
"Dashuron" interesat dhe dukjen.
Selikoni iPhone dhe ndonje pasuri qe ka😅
Dhe "te dua" eshte kur e do sikur eshte edhe me te metat qe i ke kuptuar.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top