Ndryshimet fiskale që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm

Business Magazine

Situata e shkaktuar prej pandemisë së COVID-19, dëmtoi rëndë sektorin ekonomik, sidomos bizneset e vogla. Për të lehtësuar barrën fiskale, qeveria shqiptare ka bërë me dije se duke filluar nga 1 janari 2021 do të hyjnë në fuqi disa ligje, që do të favorizojnë bizneset e vogla.
Tatimpaguesit me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin, ndërsa ata me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 15% tatim mbi fitimin.

Pagat dhe shpërblimet e çdo lloji të sportistëve me kontrata të rregullta, të cilat njihen nga federatat përkatëse, të përfituara gjatë periudhës 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2022 do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Një ndryshim tjetër, që do të hyjë në fuqi lidhet me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).
Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH nga 1 janari 2021 do të jetë 10 milionë lekë. Aktualisht ky limit është në vlerën 2 milionë lekë.
Ky vendim vlen për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitetin si profesionistë të lirë, të cilët aktualisht janë të regjistruar për TVSH pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre.

Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH -së, për qarkullim vjetor më të lartë se 5 milionë lekë.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të hyjë në fuqi edhe Fiskalizimi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.
Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021;
Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021;
Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.
 
une gjithmone vec sigurimet uje e drita kam pagu dhe taksat e bashkise. ..cila do heqet nga kto?
Shpirti TVSH 20% te cdo faturimi qe ben si dhe 15% tatim fitimi kur deklaron sa ke fituar. Fol me ekonomisten qe te mbyll bilancin vjetor se ta shpjegon ajo me mire.

Taksat vendore(Bashkia) jane tjeter gje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top