Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ndryshimet e klimës do të krijojnë forma të reja jete në tokë

lifestyle-ndryshime.jpg


Për shkak të ndryshimeve klimatike në Tokë njerëzimi rrezikon të humbasë rreth 30 për qind të specieve të dhe bimëve që jetojnë në tokë. Shkencëtarët shprehen se organizmat e gjalla nuk kanë kohë të përshtaten me ndryshimet e klimës. Por sipas studiuesve, si rezultat i ndryshimeve mund të krijohen ekosisteme të reja.

Studimet e fundit tregojnë se në brigjet e Amerikës së Veriut, ku luhatjet e temperaturave janë veçanërisht të dukshme, sasia e peshkut salmon në vitet e fundit është shkurtuar deri në dhjetë herë.

Në vitet e ardhshme mund të zhduken përgjithmonë gumat koralore. Temperaturat e larta të ajrit u shkatërrojnë në mënyrë të pamëshirshme atyre lëndët ushqyesve, çka shkakton fillimisht zvetënimin, humbjen e ngjyrës dhe më pas vdekjen e tyre.

Reduktimi i sasisë së reshjeve dhe rritja e periudhave të nxehta në Australi vë në prag të zhdukjes shumë lloje të kafshëve marsupiale (me xhep), duke përfshirë edhe kangurin. Klima më e thatë dhe më pak e parashikueshme në Afrikë, më në jug të shkretëtirës së Saharasë, ka reduktuar ndjeshëm habitatin e elefantëve.

Për shkak të ndryshimeve të klimës mund të zhduken përgjithmonë edhe disa elemente të relieveve gjeografike.Vihet re se ka filluar të shkatërrohet ekosistemi i kullotave alpine, të cilat po zëvendësohen me shpejtësi nga pyjet. Bimët e livadheve, që kanë ekzistuar prej shumë shekujsh, mund të ruhen vetëm në zona jo të mëdha.

Biologu rus Sergei Kruçina thotë se disa specie kanë emigruar për të ruajtur habitatin e nevojshëm për jetesën e tyre.

Në rajonin e Moskës janë shfaqur specie jugore të insekteve, duke përfshirë edhe dëmtues. ثshtë rritur shumë numri i sëmundje të bimëve që janë karakteristike për rajonet jugore. Mund të flitet tashmë mbi zhvendosjen graduale të bimëve dhe kafshëve jugore, që e duan të ngrohtin, drejt Veriut. Në Rusinë Qendrore ka filluar të rritet pa asnjë problem rrushi, e ndjejnë veten në mënyrë mëse komforte atje edhe pemët frutore jugore.

Studimet e fundit tregojnë se ndryshimi i klimës po ndihet në mënyrë më të fuqishëm në latitudat arktike. Kështu, janë reduktuar dukshëm akujt detarë si dhe sipërfaqet e përhapjes së mbulesës sezonale të dëborës. Të gjitha këto ushtrojnë një ndikim negativ mbi banorët e veriut.

Rritja e temperaturave mund të ndikojë jo vetëm në madhësinë e mbulesës së akullt të Arktikut. Sipas rezultateve të një studimi të fundit, ngrohja në Tokë do të çojë në faktin se madje edhe grabitqarët e mëdhenj me kalimin e kohës do të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme në përmasat e veta. Kjo ka ndodhur, rreth 55 milionë vjet më parë. Kjo ishte periudha me ngrohjen më të fuqishme dhe të shpejtë që nga koha e zhdukjes së dinosaurëve.

Shkencëtarët evolucionistë mendojnë se kafshët u zvogëluan në përmasa për shkak të mungesës së ushqimit, në kushtet e ekzistencës së nivelit të lartë të dioksidit të karbonit, bimët janë më pak të ushqyeshme dhe kanë më pak kalori.

Hulumtimet bashkëkohore tregojnë se ndryshimet aktuale të klimës do të ndodhin në dy deri tre herë më shpejt. Kurse kjo do të thotë se kafshët dhe bimët do të jenë të detyruara të ndryshojnë më shpejt për të mbijetuar në kushtet e reja të mjedisit.

Sipas shkencëtarëve është plotësisht e mundshme krijimi i kombinimeve të reja të specieve dhe komuniteteve, të cilat do të krijojnë ekosisteme të panjohura më parë.

/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back