Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ndotja e ajrit në Prishtinë, trefish më e lartë nga niveli i lejuar



ndotja_1482260343-135366.jpg
Përkeqësimi i nivelit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, ka vënë në alarm Ministrinë e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, por edhe dikasteret tjera, konfirmojnë zyrtarët të kësaj ministrie.
Zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Prishtinë është shënuar ngritje e vlerave të ndotjes së ajrit.

Kufiri i vlerave ditore të lejuara për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 miligram për metër kub.

Letafete Latifi, drejtuese e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në dy ditët e fundit, ndenja e ajrit është trefishuar në raport me vlerat e lejuara ditore.

“ثshtë regjistruar vlera maksimale e mesatares ditore, deri më tani, 168.3 mikro gram për metër kub. Do të thotë, gjatë datës 19. 12. 2016 kemi pasur një vlerë që ka qenë maksimumi i të gjitha vlerave të regjistruara, flasim për mesatare ditore, deri më sot”.

Zonja Latifi ka shtruar se nga ngritja aktuale e nivelit të ndotjes së ajrit duhet të kenë kujdes dhe t’i reduktojnë daljet, sidomos grupet e ndjeshme të popullatës, sikurse të moshuarit, personat që kanë ndjeshmëri nga sëmundjet astmatike, fëmijët, si dhe gratë shtatzëna.

Ferat Shala, ushtrues i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se kjo ministri, pranë saj tashmë ka ngritur një trup profesional dhe shkencor, e cila po punon me të gjithë akterët relevant, shoqërinë civile dhe grupet e ekspertëve shkencorë, për të parë, analizuar dhe vlerësuar gjendjen aktuale të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Kjo trupë, sipas zoti Shala, ka nxjerrë rekomandimet e qarta për disa institucione që janë akterë dhe ka kërkuar që problematikat të adresohen dhe të merren masat parandaluese, që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e burimeve të ndotjes së ajrit

“Në vazhdën e këtij aktiviteti, Task forca ka nxjerr letër zyrtare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë së Tregtisë dhe Industrisë dhe sot ka nxjerrë letër zyrtare për Pushtetin Lokal, gjegjësisht nivelin komunal. Brenda këtij aktiviteti janë të adresuara problemet e ndotjes, masat që duhet të ndërmerren, zbatueshmëria e legjislacionit aktual dhe atij që duhet të nxirret, si dhe koordinimin e politikave në nivel ndër-sektorial për parandalimin e shkallës së ndotjes së ajrit”.

Zonja Latifi thotë se faktorët që po ndikojnë në ndotjen e ajrit tashmë ka kohë që janë identifikuar, por atyre u është shtuar edhe faktori meteorologjik i ditëve të fundit.

“Në ndotjen e ajrit ose në përqëndrimet e larta në këto ditët e fundit, që janë paraqitur, janë emisionet që dalin nga industritë, nga transporti dhe nga amvisëria. Mirëpo, të gjitha këtyre emisioneve ose përqëndrimeve të larta të emisioneve, i kontribuojnë shumë edhe kushtet meteorologjike që janë duke mbretëruar ditëve të fundit”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit Shala, thotë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke bërë maksimumin e mundshëm, në aspektin ligjor dhe në aspektin e koordinimit ndërinstitucional, lidhur me parandalimin e ndotjes së ajrit.

Por, sipas tij, një pjesë e legjislacionit, që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit, që nënkupton edhe parandalimin e ndotjes së ajrit, nuk është duke u zbatuar ashtu siç kërkohet.

“Veçanërisht është pak e ndjeshme çështja e ekonomive familjare, që në këtë kohë, veçanërisht në kryeqytet, janë ndër buruesit e ndotjes, burime të ndotjes, për shkak të temperaturave, për shkak të situatës stinore, për shkak t kushteve klimatike".

"Ekonomia familjare është më vështirë e kontrollueshme, për shkak të djegieve të lëndëve joadekuate, si dhe bizneset e vogla. Përndryshe, pjesa tjetër, siç janë automjetet, tashmë janë adresuar problemet, kemi kërkuar masat shtesë dhe po presim nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Zhvillimit, si dhe e Pushtetit Lokal, që të veprojnë”.

Shala ka shtuar se megjithatë, Kosova nuk është vendi me ajrin më të ndotur në Evropë. Sipas tij edhe në disa nga vendet e Bashkimit Evropian, niveli i ndotjes së ajrit është afërsisht i ngjashëm me atë të Kosovës.


Ditë më parë, ekspertët e shëndetësisë në Kosovë, kanë theksuar se numri i të sëmurëve nga mjedisi i ndotur është shtuar, në veçanti në muajin e fundit, duke nënvizuar problemet e shtuara me mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore.Expres..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back