Ndotësit e ndryshëm zvogëlojnë numrin e spermatozoideve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndotësit e ndryshëm zvogëlojnë numrin e spermatozoideve
f.0105010222234_m.jpg


Vitet e fundit, studimet e ndryshme tregojnë një shkallë të uljes së aftësive riprodhuese të meshkujve në moshë të mesme, si dhe ekzistojnë të dhëna për rritje të numri të sëmurëve me kancer të testiseve.
Ekspertët pohojnë se kjo ndodh si rezultat i substancave kimike të pranishme gati në të gjitha produktet e përdorimit të përditshëm, si dhe ato të cilat përdoren për zbutjen e plastikës, të cilat veprojnë direkt në organizëm, duke shkaktuar ndryshime në sistemin hormonal.

Në dy dekadat e fundit, shkencëtarët francezë kanë llogaritur se vetëm kryeqytetasit e Francës kanë të zvogëluar për 40% numrin e spermatozoideve, ndërsa spermatozoidet ekzistuese kanë formë të çrregullt si edhe lëvizshmëri më të vogël.

Produktet e ndryshme kozmetike, sapunët, parfumet, kremrat, substancat e pranishme në plastikë etj., kanë ndikim negativ në numrin e qelizave seksuale mashkullore, dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë aftësinë riprodhuese të tyre. Kështu, shumë spitale në Francë, duke pasur parasysh se produktet e lartpërmendura mund të kenë ndikim te foshnja e palindur ende (fetusi), kanë vendosur disa rregulla të cilat e ndalojnë përdorimin e këtyre substancave edhe gjatë shtatzënisë.Telegrafi
 
Back
Top