Ndodh serish nje ngordhje ne mase e zogjve

Tuana

Nada é por acaso!
zogj-ngordhur.jpg
Shume njerez po pretendojne vertet qe eshte duke ardhur fundi i botes me gjerat e cuditshme qe shfaqen te kene ndodhur cdo dite dhe me shpesh neper vende te ndryshme te botes.


Ngjarja me e fundit qe ka lene me goje te hapur njerezimin, por edhe ka habitur jashte mase shkencetaret eshte ngjarja e ndodhur ne New Jersey.

Ne fakt, ne New Jersey njerezve nuk po u bie qielli mbi koke, por jane duke u rene zogj mbi koke. Ne Millville, ne New Jersey, banoret e zones gjeten rreth 80 zogj te ngordhur qe kishin rene nga qielli ne toke gjate nates. Sipas te dhenave te marra nga banoret, thuhet se zogjte kane rene nga qielli apo nga pemet, por asnje detaj me shume ne lidhje me arsyen.

"Ishte cmenduri, e dukej sikur ishte ndonje skenar i ndonje filmi." - tha Michelle Cavalieri, nje deshmitare per nje reporter te NBC.
"Ato perpara se te ngordhnin mundoheshin te ngriheshin dhe te fluturonin serish por dukej sikur ishin jashte kontrollit te tyre dhe ato perplaseshin e rrezoheshin serish." - tregon nje banor tjeter, Jim Sinclair.

"Ishte jashtezakonisht e cuditshme. Nje skene qe i la te gjithe te coroditur."

Nje zedhenes i vendit tha qe mendohej se vdekja e zogjve shkaktohej nga nje pesticid granular - Avitrol Double Strength Corn Chops.
Personat qe mereshin me hetimin thane qe nese ishte kjo arsyeja, helmi ishte i shperndare ne menyre te ligjshme nga fermat Ingrldi qe ndodheshin aty prane.
Policia lokale paralajmeroi banoret qe te merrnin masa perpara se te preknin kafshet e ngordhura, por megjithate u shprehen qe ato nuk ishin toksike.

Megjithate edhe pas ketyre deklaratave policia i keshilloi banoret qe te qendronin mbyllur ne shtepi ate dite per shkak "te nje arome te papelqyeshme dhe vdekjes se shume zogjve ne ate zone".

Megjithate incidenti ne New Jersey nuk eshte i vetmi. Ne fakt ai eshte i fundit i nje serie te gjate vdekjesh ne mase te zogjve ne kohet e fundit.
Ne shkurt te ketij viti, qindra zogj te ngordhur u gjenden ne anen e I-95 ne Merilend. Biologet deklaruan qe me shume mundesi zogjte te kene qene viktima te trafikut te renduar ne autostrade.

Ne fillim te vitit 2011, mijera zogj ne Arkansas dhe qindra zogj te tjere ne Luiziaa ngordhen ne menyre te ngjashme; te papritur dhe te pashpjeguar.

Ne Arkansas, faji iu vu fishekzjarreve te New York-ut, ndersa ne Luiziana iu vu faji telave te energise elektrike.
Megjithate keto ngjarje te perseritura po nxisin gjithmone e me shume dyshime ne lidhje me fajtorin e ketij fenomeni te ketyre ngordhjeve te dyshimta te zogjve.
/info/
 
Back
Top