NDODH EDHE KJO: Propozimi për martesë bllokon autostradën…

Arfenilla

Themelues i Forumit
​Vozitësit e ngujuar të cilët e po e shikonin këtë moment romantik, ishin të qetësuar kur kuptuan arsyen dhe krejt çka mund të bënin ishte t'a regjistronin këtë moment me telefonat e tyre, pamje të cilat pastaj i publikuan online
1_1439552117-5846407.jpg

Mënyrat për shprehjen e dashurisë çdo ditë e më shumë bëhen më interesante por edhe të çudtishme. Por këtë të burrit nga Turqia do të jetë e vështirë t’a tejkaloni, ai krijoi tollovi trafiku vetëm për të realizuar planin e tij. Gjithë që ishte dashtur, ishte ndihma e miqve të tij të cilët me shtatë vetura krijuan një konvoj dhe bllokuan autostradën, ku pastaj ‘dhëndrri i ardhshëm’ doli nga vetura e tij dhe ju ofrua asaj në të cilën ishte e dashura e tij. Duke bllokuar rrugën më të qarkullueshme ai e pyeti të dashurën e tij, se a do të martohej me të.
Vozitësit e ngujuar të cilët e po e shikonin këtë moment romantik, ishin të qetësuar kur kuptuan arsyen dhe krejt çka mund të bënin ishte t’a regjistronin këtë moment me telefonat e tyre, pamje të cilat pastaj i publikuan online.
Por, policisë kjo nuk i kishte lënë asnjë mbresë, kështuqë i kishin arrestuar që të shtatë burrat duke konfiskuar edhe patentat e vozitjes, kishin konstatuar se të gjithë ishin të shëndoshë mendërisht dhe rastet janë dërguar në gjykatat lokale, raporton gazeta turke ‘Hurriyet’ , lajmi.net.
 
Titulli: NDODH EDHE KJO: Propozimi për martesë bllokon autostradën…

Ide interesante, por mos qofsha ne lekuren e tyre qe kane qene ne kolone.

Mbreme vone ne autostraden "rruga e kombit" nje kamion e zuri nje makine te vogel perfundi dhe u bllokua rruga per tri ore. 3 ore i ngujuar ne makine.. sa 3 vjet.
 
Back
Top