Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

meshkujt.jpg

Shpesh themi që meshkujt “për një moment bëhen budallenj” kur e shohin një femër shumë të bukur. Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë.

Hulumtimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit. Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra.

Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, derisa i ka xhiruar kamera, transmeton koha.net. Kur u është thënë meshkujve që janë duke i shikuar femrat përmes ekraneve, do të pasonin ndryshimet: meshkujt do ta kryenin detyrën më dobët.

Nga ana tjetër, kur femrave u është thënë që meshkujt janë duke i shikuar, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans, ka konkluduar në deklaratën për Daily Mail: “Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë kognitive të meshkujve.” Ai ka shtuar që të anketuarve madje nuk ka pasur nevojë as t’u tregohet se çfarë femre po i shikon, apo se a ka pamje atraktive apo jo.

Hulumtuesi i njëjtë që në vitin 2009 ka kryer hulumtimin i cili ka konkluduar që mashkulli i përballur me femrën vuan nga “budallallëku” i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt.

Ekziston teoria e cila thotë kështu: derisa femrat për të sharmuar gjininë e kundërt mbështeten para së gjithash në pamje, meshkujt mbështeten në karakter, sharmë dhe inteligjencë – prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha.

Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.
b.thealbanian
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Se mohoj qe ndikoni moj te uruara ndikoni lol
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Epo qe ta dini ne bejme 100 gjera njekohesisht dhe per secilen kemi vemendjen ne vend :p opla pak feminizem ketu.....
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Eshte nje kenge ketu qe i pershtatet kesaj teme por sdi sa shkon e perkthyher ne shqip..Gjithsesi qe ne fillim te njerzve te pare ne toke eshte vertetuar kjo,Eva mashtroi Adamin..Dhe te imagjinoni se na thoni neve mendje lehta! ahaha :p
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Sigurisht jemi të zgjuara sa dhe djallin e futem në shishe.

Sa per mendje lehtë ahaha s'kanë si tē na shajnë ndryshe e s'duan ta pohojnë se per ta ditur e din .
 
sa e zgjuar qe je miii ti...kujt i ke ngjare kshu mi?gjyshes?
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Ndikimi i bukurise se nje femre tek nje mashkull me siguri eshte nje nivel shum i mire mates i "inteligjences" se ketij te fundit, sa me shum te peshoj bukuria e saj aq me pak vlere ka truri i tij.
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Eeee po past driten e pa shuar , 4 vjet shkoll ka pas po e zgjuar sikur kishte studiuar dy universitete

po po te besoj:sot ne shkolle hyn berr dhe del berr
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Senssu s"jam dakort se me ty se shkolla duhet..

Ma mir berr me shkoll se pa shkoll..
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.

Dyshoj! :p
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

Un per vedi e uli shikimin ,e ska shanc mem ik petlla :p
He se qesh tu harru lezet boll asht kur shikon i gja tmir :D
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

hahahahaha O po mos e vrisni mendjen qe ndikohi.
Se behi aq te mire,kur keni ato emocionet e embla neper sy qe u shkelqejne :)
 
Titulli: Ndikimi i femrave në trurin e meshkujve

E Vendosa lol do bej paqe me meshkujt:p
Edhe meshkujt me nje te shkelme syri e nje buzeqeshje tbejn qe mos tju mbash inat.
Ama ne femrat me pak tzbuluar ua marrim mendjen lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top