Ndeshjet e Evropianit do të luhen me tifozë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
euro2020-1-1100x620.jpg
UEFA ka njoftuar sot se në ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të zhvillohet në verë, do të lejohet prania e tifozëve, në numër të kufizuar.

Pas negociatave të shumta me vendet pritëse, UEFA ia ka dalë të arrijë një marrëveshje që të hapen dyert e stadiumeve për sfidat e Euro 2020. Lajmi ka marrë mbështetje dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Amsterdami, Bukureshti, Budapesti, Kopenhageni, Gllasgou, Mynihu, Londra, Shën Pjetërburgu dhe Baku do të jenë 8 qytetet e mëdha pritëse të ndeshjeve të Kampionatit Evropian që kanë pranuar të luhet me tifozë, ndërkohë 4 qytetet e tjera: Roma, Monako, Bilbao dhe Berlini, kanë kohë deri në datën 19 prill për të dhënë një përgjigje zyrtare.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top