Ndërton një xhami vetëm për vete

Love

βeℓℓe â๓e
Banorët e një vendi të vogël në qytetin Dammam në Arabinë Saudite kanë pritur me javë të tëra që në vendbanimin e tyre të ndertohej një xhami. Mirëpo, kur objekti u përfundua, ata u shokuan.

xhami.jpg


Njeriu që investoi paratë për ndërtimin e xhamisë, u tha fqinjëve të tij të qëndrojnë sa më larg dhe të mos i afrohen xhamisë.

Banorët kishin dashur t’i bashkohen investitorit për të bërë faljen e parë në xhaminë e re, mirëpo kur ishin përpjekur që t’i bashkohen, ai i kishte ndaluar.

“Na tha se nuk mund të hynim dhe të shkonim diku tjetër për t’u falur. Mbetëm të shokuar për faktin se xhaminë e kishte ndërtuar vetëm për vete”, ka thënë njëri nga banorët.
Burimi: tema
 
Titulli: Ndërton një xhami vetëm për vete


Ky lajm me duket pak i çuditshem dhe i pabesueshem. Nuk mund te ndertohet Xhami vetem per vete.

Edhe tme thot dikush se dikund e priten nje tempull deri te ndertohet, pastaj pronari tha: kjo esht veq per mu, perseri sdo te besoja.

Ndoshta, por sbesoj...
 
Titulli: Ndërton një xhami vetëm për vete

Ja paft hajrin !!!


deri tash nja 10 versione i kom lexu lidhje me kete shkrim gjithkun ndryshonte diqka !!!
por ne esenc arsyja pse si ka leju nese eshte e vertet at'here ka te bej qe ata skan qit lek me ndertu xhamin.
Sidoqoft prap me qudit ne arabi mos me pas Xhami kshtu qe rast i dyshimt.
 
Titulli: Ndërton një xhami vetëm për vete

Love , postimet e tua e tregojn ata ne te cilen karakterizohesh ne ate qe ke ne zemer -shpirt , jo vetem ti po te gjithe njerzit ne si krijesa njerzore ! Me kete po dua te them se nga ana shpirterore nese njeriu eshte besimtar i devoteshem ashtu edhe veprat e pasojn ate . Ne koteskstin fetare thuhet se ata te cilet kane besim mangu apo jane ne besim te dobet , jane duarshtrenguar per dhenien e paras ne te mire te shoqeris ne pergjethesi . E per te ndertua Xhami duhen sot mjafte para , e kete s'mundet ta bej cdo kushi sot !
Sipas kesaj logjike , njeriu te ndertoj Shtepi te Zotit duhet te jete prej me te devoteshmeve . E Lajmi i sjellur se pari bjen ne kundershtim ne kete pike . Personi ne fjale ka ndertuar Xhami , por po i ndalon te tjeret , kjo nuk pine uje aspak te nje njeri qe mednon me shume rrethe kesaj .

E ajo qka e hedh posht kete lajme eshte se ne Xhami behen lutjet me xhemat . E sidomos namazi i Xhumas eshte obligativ me Xhemat . E ky qe i ndalon njerzit te falen ne ate Xhami , ku e fale ky Xhuman ?! E fale vetem , ne ate Xhami ? Apo shkon ne nje Xhami tjeter ku ka Xhemat per ta kryer Obligimin !?
Keto postime jane shume qesharake dhe manipulative . Sic thone ne popull :'' kur te rrejsh , rrej bile mire qe mos te hetohesh '' !

Po genjeshta a behet ndonjehere e veretete ?! Ashtu eshte edhe me ata te cilet i mashtrojn njerzit me informatat per besimin Islam dhe praktikuesit - pjestaret e ketij besimi te vertete.
 
Titulli: Ndërton një xhami vetëm për vete

Loool, cudi !

Edhe nqfs eshte lajm i vertet, nuk eshte ne rregull. Xhamia= Vendtubim ku tubohen besimtaret per ta adhuruar Zotin, e jo vend per vetveten tende.
 
Titulli: Ndërton një xhami vetëm për vete

Po qe ja paska ba mire shume ky tipi !!!! Jan nje ca njerz qe presin , presin , marrin marrin ,por kur vjen puna me dhene ,
ju fillon dhimbja e kokes .
 
Titulli: Ndërton një xhami vetëm për vete

hahahahahahahaha,..zoti e ndihmoft..kete njeri bujar,..;p
 
Titulli: Ndërton një xhami vetëm për vete

Ja paft hajrin !!!


deri tash nja 10 versione i kom lexu lidhje me kete shkrim gjithkun ndryshonte diqka !!!
por ne esenc arsyja pse si ka leju nese eshte e vertet at'here ka te bej qe ata skan qit lek me ndertu xhamin.
Sidoqoft prap me qudit ne arabi mos me pas Xhami kshtu qe rast i dyshimt.

Ndoshta nuk kanë patur lekë njerëzit e shkretë të kontribuonin, por kjo nuk është arsye që mos ti lejojë të kryejnë lutjet e tyre..

Mund të jetë dhe mundësia e shëndetit mental kush e di .. se besoj që një musliman i mirë të bëj këtë veprim..
 
Back
Top