Ndërron jetë ish-ambasadori i BE-së në Shqipëri

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Ndërron jetë ish-ambasadori i BE-së në Shqipëri[/h]
helmut_lohan.jpg
Ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan ka ndërruar jetë pasditen e sotme.

Lajmin e ka dhënë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili përmes një postimi në Facebook shpreh keqardhjen për vdekjen e Lohan.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane.

Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Bushati.

Gazeta Shqip
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top