Ndërroi jetë, mbretëresha e këngës matjane, Feride Kurti

Gi de Masha

Anëtar i ri
SOT U SHKËPUT NJË YLL NGA YLLËSIA E ARTISTËVE MATJANË
NDËRROI JETË MBRETËRESHA E KËNGËS MATJANE, FERIDE KURTI

Lajmin e hidhur për vdekjen e artistes matjane, Feride Kurti ma konfirmoi një artist tjetër matjan, Ikli Punavija …
Feride Kurti i përket plejadës së këngëtarëve, të cilët me këngët e bukura të tyre, plot kuptim e jetë na bënin ta duanim jetën dhe të shpresonim për ditë më të mira. Unë dhe shumica e rinisë shqiptare e Kosovës e asaj kohe u rritem me këngët e kësaj plejade, të cilat ishin plot gjallëri e jetë. Unë për këngët e kësaj plejade them se ishin himne për ne. Feridja, me zërin e saj brilant bëri për vete dëgjues të të gjitha krahinave shqiptare, në jug e në veri. Feride Kurti mbetet një nga perlat e këngës popullore të Matit.

Në vitin 2011, pata fatin e madh që ëndrra të më bëhej realitet. Në Burrel takova këtë artiste të madhe. Ajo erdhi nga Tirana për t’u takuar me mua. Në hotelin ”Vila Bruçi”, përveç Ferides ishim bashkë edhe me artistë të tjerë matjanë, duek përfshirë edhe motër Verën ( Kurti ). Takimi me të më dukej si ëndërr, sepse Feriden e kisha njohur edhe pa e parë, po rrrethanat kur kam dëgjuar për të ishin vetëm ëndrra të parealizuara … të mendoje aso kohe se do të takoje ndonjëherë njerëz nga Shqiperia ishte ëndërr që as guxoje ta flisje me njeri të gjallë, përveç me ndonjë shok intim. Feridje ishte optimiste, ani se ankohej për shëndetin jo fort të mirë. Pastaj …fola me të edhe për karrierën e saj si këngëtare që nga fillimi, se kishte një fillim një cikë të vëshirë për shkak të zakoneve prapanike të kohës. Fjalët e saj nuk po i përsërit, por po them diçka për të duke cituar atë që ka thënë një artist tjetër i madh, matjan, Ymeri Neli, i cili në kujtimet e tij, për Feriden thotë:

* 1968 Hera e parë që festivali folklorik kombëtar zhvillohej në Gjirokastër. Këtu Ferideja u paraqit me “Këngë kushtuar Shkurte Skurës”, krijim i Sabri Alisë.

* Një nga ato ditë të festivalit ne shkuam në qytetin e Delvinës për të dhënë një shfaqje. Lokali ku ne jepnim shfaqjen ishte mbushur plot. Në momentin kur filloi të këndojë Ferideja, ata që ishin jashtë thyen xhamat duke u futur nga dritaret për të parë nga afër Feriden kur këndonte. Në orët e vona të natës na shpuan gomat e autobuzit që të mos largoheshim nga Delvina.

Kjo ishte Feridja … zëri i saj brilant pëlqehej gjithandej në trojet shqiptare…

Nuk po zgjatem më tepër, por me dhembje në shpirt, po dua të marr pak dhembje nga dhembja e madhe e familjarëve e dhe adhuruesve të këngës së saj.

U prehsh në paqe mbrtëreshë e këgës së bukur e të mirfilltë shqiptare!
Ngushëllime familjeve Regi, Kurti, farefisit, gjithë krahinës së Matit dhe gjithë dashamirësve të këngës së saj!



NDËRROI JETË MBRETËRESHA E KËNGËS MATJANE FERIDE KURTI.png
 
Back
Top