Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ndërgjegjja e turizmit

ثshtë bërë e zakonshme të thuhet ndër ambientet përkatëse se Shqipërisë i mungon, p.sh, një revistë kulturore, se i mungon një revistë politike, se i mungon një revistë e arteve, i mungon një revistë e shkencës, një revistë e natyrës, e kështu vazhdon vargu i mungesave reale në Shqipërinë e bollëkut virtual. Sa shumë gjëra i mungojnë Shqipërisë! Shqipërisë i mungojnë thuajse të gjitha gjërat që duhet t’ia bëjnë njerëzit e saj. Por këtu s’është vendi me thanë se Shqipërisë i mungojnë njerëzit.
durresi1_72697c4b39f9f98daa06f694b977f4f1.jpg

Prej kohësh është thënë se Shqipërisë i mungon edhe një revistë e turizmit, sidomos duke konsideruar pretendimin e madh të Shqipërisë në turizëm, pretendim i cili zyrtarisht është shprehë prej qeverisë, e faktikisht prej industrisë së re të turizmit shqiptar. E tani, Shqipëria e ka revistën e vet të turizmit. Dhe jo vetëm Shqipëria, sepse revista Travel synon t’i shërbejë turizmit shqiptar në çdo cep të Ballkanit ku jetojnë e administrojnë shqiptarët: Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Por ky asht një mision i vështirë, e gati-gati i pamundur.Po flasim për një media, e cila arsye kryesore të ekzistencës ka informimin e publikut. Por si mundet të kryhet ky informim, kur gazetarët e kësaj reviste nuk kanë qasje në informatat zyrtare, sepse zyrat e shtetit janë bërë hermetike, jo prej frikës së nxjerrjes së ndonjë sekreti shtetëror, por prej paaftësisë së mjaft njerëzve që i popullojnë këto institucione. Bashkëpunimi pra, asht një tabu që shqiptarët duhet ta thyejnë në këtë fillim mijëvjeçari. Sektori privat e dha shembullin e vet të bashkëpunimit me pjesëmarrjen në debatin e këtij numri, ndërsa sektori publik ende pret kalorësit të kthehen prej betejash të humbta.

Ndërsa duke kaluar në një plan tjetër, duhet thënë se është i njohur fakti që në shumë vende të botës, revistat turistike janë një traditë gati 100-vjeçare. Madje botimet turistike kanë shkuar drejt profilizimit, ashtu si vetë llojet gjithnjë e në rritje të turizmit që aplikon bota sot. Mirëpo kjo vonesë e Shqipërisë për të hyrë në tregun turistik botëror, dikton ndoshta edhe formatin e mediumit që do ta pasqyrojë këtë realitet. Kështu, më shumë se një paradë bulevardeske, Shqipërisë i duhet një revistë që të jetë ndërgjegjja e turizmit shqiptar. Që askush të mos fshihet mbas tagrit që s’ia jep ligji, që askush të mos fshihet mbas yjeve që nuk i ka në biznesin e tij, që askush të mos fshihet mbas patriotizmit, që askush të mos fshihet mbas etiketave false, sikurse askush nuk mundet me iu fshehë ndërgjegjes së vet.

albaniantravel​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back