Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ndaloni menjehere perdorimin e telefonit ne tualet

Shiko fotografinë 1759404
Shumë prej nesh janë të varur nga telefonat smartphone dhe kjo varësi sigurisht që është e dëmshme. Nëse ju bëni pjesë në grupin e personave që nuk shkojnë dot në tualet pa marrë me vete celularin, atëherë duke të kini parasysh këto rreziqe. Përdorimi i telefonit në tualet, jo vetëm që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, por gjithashtu ndikon në mendjen tonë dhe funksionimin normal të saj. Më poshtë do të lexoni arsyet pse nuk duhet ta merrni me vete celularin në tualet:

Mund të përhapë shumë baktere të dëmshme.


Një studim i fundit tregon se telefonat janë më të pisët sesa vetë ulësja e tualetit. Telefonat celularë mbulohen nga bakteri "E coli’’, nëse i merrni me vete në tualet. Kjo bakterie e dëmshme është e lidhur me probleme të zorrëve siç është helmimi nga ushqimi, por kjo nuk është e vetmja bakterie që mund të merrni në tualet.



Kjo mund të rrisë mundësinë tuaj për të marrë hemorroide


Kjo ka të ngjarë të ndodhë për shkak të kohës së kaluar në tualet, kur ushtrohet presion mbi organet tona, të cilat nuk mbështeten mbi ulësen e tualetit. Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të verifikuar këtë lidhje, rastet e hemorroideve janë rritur që nga prezantimi i telefonave smartphone. Prandaj, teksa navigimi në telefonat tanë në tualet mund të jetë relaksuese disa herë, mund të jetë duke ju shkaktuar disa probleme të pakëndshme shëndetësore.

Mund të kufizojë aftësinë tonë të të menduarit

Telefonat celularë në të vërtetë na ndërpresin përqendrimin dhe të menduarit, duke kufizuar aftësinë tonë për të menduar per një problem, edhe kur nuk po i përdorim ose janë të fikur. Prandaj, koha pa shpërqendrimin e telefonit është thelbësore për mendjen tone-fikja e tij dhe kalimi i kohës vetëm ndonjëherë është pikërisht ajo që na duhet. Kjo do të thotë që marrja e telefonave tanë në tualet na heq pushimet e çmuara që i duhen mendjes.


Noa.al
 
Mua me ndihmon me procesin ne wc kur ulem dhe lexoj lajmet nga portale anonime. (Pamfleti, etj.)
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Ose librat e Elena Kocaqit.
 
Ndersa une them te hiqni allafrengan dhe te vendosni nje allaturka..
 
  • Haha
Reactions: Ivy
E mire tham,te varur por jo e aq.eshte cmenduri te hysh tualet e te shoqerohesh nga celulari.
Opo kur lexoj keshtu ndihem mjafte mire qe nga teknollogjia i perkas shekullit qe lam pas. :P
 
Une gjithe kryeveprat ne qenef i bej , si mundem mos ta marr edhe celin me vete , sidomos nen simfonine e aspiratorit :P
 
Kapni nje liber me mire ?
 
Wc eshte nje vend i pavend
 
Rëndësi ka të mos na dergoni foto gabimisht të bëra padashje ?
 
Kujdes mos ju bjeri telefoni ne wc...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back