Ndalohet Facebook-u në zyrë!

Love

βeℓℓe â๓e
Facebook.jpg

Sipas një raporti të kohëve të fundit, gjysma e punëtorëve janë ndaluar nga punëdhënësit e tyre të përdorin Facebook-un dhe faqe të tjera sociale në zyrat e tyre.

Një sondazh i bërë me rreth 2,000 punonjës të kompanisë së kompjuterave HCL Technologies zbuloi se shumë drejtorë ekzekutiv kishin frikë se reputacioni i biznesit të tyre ndodhej në rrezik, sepse stafi përdor rrjetet sociale.

Shefi ekzekutiv Vineet Nayar tha: “ثshtë e pabesueshme që në këtë kohë dhe moshë, shumë punëdhënës akoma i vendosin interesat e punonjësve në plan të dytë duke mos i lejuar të përdorin Facebook-un.”

Ai vazhdoi duke thënë: “Ndërkohë që ne gjithmonë e mbështesim përdorimin e përgjegjshëm të rrjeteve sociale në zyrë, ndalimi i tij i menjëhershëm do të ndikoj në përqasjen e punonjësve ndaj punës në një drejtim negativ, duke krijuar një influencë të dëmshme në tërë biznesin.”
Burimi: albeu
 
Pe: Ndalohet Facebook-u në zyrë!

Mire kane bere,se kane mendjen tek puna por ca komenti te bejne ne facebook....
 
Back
Top