Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

NATO i jep vulë debatit për demarkacionin me Malin e Zi (Dokument

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi është përcaktuar nga forcat shumëkombëshe të NATO-s. I gjithë debati i deritashëm për këtë çështje, me shumë gjasë del të jetë i kotë.

Gazeta Fjala ka gjetur se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është e konfirmuar në Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën i është dhënë fund prezencës së forcave të armatosura serbe në Kosovë.

Në këtë marrëveshje është përcaktuar vija kufitare e Kosovës duke u marrë si datë gjendja e kufirit të vitit 1988.

Bazuar në këtë marrëveshje, i jepet të drejtë Komisionit Shtetëror për Demarkacionin dhe përmbysë të gjitha pretendimet tjera për mundësin e humbjes së afro 8 mijë hektarë tokë, shkruan Gazeta Fjala.Konkretisht, qartësohet në Nenin 3 të kësaj marrëveshje ku përcaktohet edhe zona 5 kilometershe në të cilën nuk lejohet prezenca e forcave të armatosura të ish-jugosllavisë pjesë e secilës ishte edhe Mali i Zi.

Ajo zonë, pra prej 5 kilometrash e njohur si Zona e Sigurisë Tokësore, sipas dokumenteve që posedon Gazeta Fjala, fillon nga territori i Kosovës deri në pikën e Cakorrit.

“Zona e Sigurisë Tokësore (GSZ) është e definuar si një zonë pesë kilometërshe, që shtrihet përtej kufirit të Kosovës në territorin e pjesës tjetër të Republikës Federale të Jugosllavisë”, thuhet në pikën 3 (e) të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake./Gazeta Fjala/

99.png
 

Attachments

  • 9.png
    9.png
    72.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back