Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nata të bën të bukur

ثndërroni që të jeni më të bukur? Mund t’ia dilni mbanë, por vetëm nëse vishni rrobat e duhura, aplikoni në trup dhe fytyrë kremra hidratues, kujdeseni për mënyrën e të ushqyerit. Këto mund t’ju ndihmojnë të rimodeloni pamjen tuaj

Ndonjëherë në fund të një dite që duket pa mbarim, ëndërrojmë vetëm që të shkojmë për të fjetur: të veshim pizhamet, t’u shkojmë një furçë dhëmbëve, një ujë të shpejtë fytyrës dhe pastaj drejt e në shtrat. Ky ritual është më i gabuar se kurrë. Që sot e tutje këtij rituali duhet t’i shtoni diçka më shumë: kremrat e bukurisë për të rimodeluar trupin tuaj.
Nëse do t’i kushtonit vetëm dhjetë minuta çdo ditë trupit tuaj, të jeni të bindur se do t’ju ndryshojë e gjithë jeta, mjafton të jeni të duruar për të parë rezultatet e këtyre pak minutave në vazhdim. Një rol të rëndësishëm luan edhe mënyra e duhur e të ushqyerit, sidomos nëse nuk është shumë e pasur me sheqerna dhe karbohidrate dhe të mos përdoret kryesisht përpara gjumit. Ju duket e pamundur? Duhet të jeni të bindur që funksionon për mrekulli, madje nuk është i nevojshëm asnjë shkop magjik. Dy janë zonat ku femrat mund të rimodelojnë trupin dhe të kenë shumë sukses. Le t’i zbulojmë më poshtë.

Gjoksi

Pa ndihmën e kirurgut plastik mos mendoni se do të arrinit mrekullinë, megjithatë nëse ajo që kërkoni është thjesht një efekt që t’ju ndihmojë të dukeni më të bukura dhe tërheqëse, mund t’ia dilni fare lehtë përmes kremrave të ndryshëm, që po të aplikohen natën, rezultatet e tyre i shfaqin ditën. Gjithçka është meritë e përbërësve aktivë si aminoacidi i izoleucinës, që nxit grumbullimin e yndyrave dhe duket sikur ka një funksion mbrojtës mbi fibrat e kolagjenit. Ju duhet vetëm të keni durimin për ta aplikuar produktin mbi trupin tuaj, të paktën për disa muaj rresht.
Barku dhe krahët


Sa për t’ua kujtuar; edhe pse në këto pjesë më shumë se kurrë janë ushqimet dhe aktiviteti fizik që bëjnë diferencën, duhet ta pranojmë se disa kremra nate funksionojnë vërtetë duke bllokuar rritjen e adipociteve të reja (qelizat rezervë të yndyrës) dhe duke ndaluar veprimin e enzimës kolagjenoza (duke shkatërruar kolagjenin përgjegjës e elasticitetit dhe lëkurën), i cili duket sikur është aktiv kryesisht gjatë natës. Nëse do ta aplikonit këtë krem një muaj rresht në trupin tuaj dhe do të ulnit ndjeshëm ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri (sidomos para se të shkoni për të fjetur), rezultatet do të fillonin të ishin mjaft të dukshme. Pra, mjaftojnë disa minuta para se të shkoni për të fjetur dhe mund të arrini rezultate vërtetë të mira, por mos prisni ndryshime radikale si ato që mund të japin bisturia, dieta dhe palestra.

Vithet

Po aktiviteti seksual, a ndikon për të pasur një trup të bukur siç e kanë yjet e Hollivudit dhe për ta mbajtur trupin në formë? Në fakt, kjo gjë nuk ndikon shumë, pavarësisht se mund të kujtoni shumë yje, si për shembull J-Lo. Cila është karakteristika e parë që ju vjen në mendje kur kujtoni këngëtaren latino-amerikane? Natyrisht trupi perfekt dhe të ndenjurat që çdo vajzë i ëndërron. Le ta themi hapur, që çdo femër ndihet keq kur mendon që ka vithe të gjera dhe të ndenjura të varura. Për shumë vajza, kjo “anomali” shndërrohet në një turp personal ose siklet, duke ndikuar negativisht në qenien e tyre dhe përballë një mashkulli.
Kështu, mësimi që duhet të marrim është vetëm një: të mos e nënvlerësojmë veten, por ta pranojmë kështu siç jemi, ndaj hidhni tutje pizhamet dhe vishni komplete intime. Ky është momenti për të ndryshuar qëndrim. Lëreni mënjanë ndrojtjen dhe futjuni punës për t’i bërë meshkujt që të lënë kokën pas jush.

ثndërroni që një mëngjes të bukur të zgjoheni me një trup perfekt? Gjithmonë para se të bini për të fjetur kujtohuni që sot bukuria juaj e ka një sekret më shumë. Mos u mjaftoni vetëm me vendosjen e një kremi hidratues në fytyrë. Para se të vishni pizhamet, mendoni edhe për trupin. Në fakt, ndërsa flini, disa substanca të kremrave që ju aplikoni në trup mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni format fizike. Nuk është ndonjë vështirësi ta madhe, thjesht lyeni ngadalë trupin. Në këtë mënyrë mund ta ndihmoni vërtetë veten duke rimodeluar format trupore, si për shembull duke holluar këmbët, krahët, por edhe barkun vetëm në katër javë. Zakonisht më e gjatë është koha e veprimit të kremrave për gjoksin dhe fytyrën. Duhet të prisni disa për të parë rezultatet, që natyrisht pas një kohe relativisht të gjatë do të jenë të dukshme. Kështu, për të pasur një pamje më tërheqëse, mjafton vërtetë shumë pak: një krem trupi, kujdes dhe dëshirë për t’u zbukuruar.

B;gazeta shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back