NASA zbulon 715 planete të reja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Galaktika jonë duket se ka një “fqinjësi” edhe më të madhe. NASA, gjatë së mërkurës, bëri të ditur se ka zbuluar 715 planete të reja, deri më tani grupi më i madh i planeteve të zbuluara njëkohësisht.

Galaktika.jpg


Sa për krahasim, rreth 1000 planete në total janë identifikuar në Galaktikën tonë, përpara ditës së mërkurë. 4 prej tyre janë në atë, që NASA e quan “zonë e banueshme”, që nënkupton se ato kanë përbërjen e mundshme për të mbështetur potencialisht jetesën.

Planetet, të cilat rrotullohen rreth 305 yjeve të ndryshëm, u zbuluan nga teleskopi “Kepler” i hapësirës dhe u verifikuan duke përdorur një teknikë të re, me anë të së cilës shkencëtarët shpresojnë ta bëjnë më të shpeshtë zbulimin e planeteve dhe detajimin e tyre.

“Kemi mundur të hapim një ‘tunel’ të ri, për të pasur akses në ‘qelizat’ bazë të kësaj çështjeje, për t’iu dhënë juve 20 herë më shumë planete, nga sa janë zbuluar ndonjëherë njëkohësisht”, tha Jack Lissauer, një shkencëtar i hapësirës në Qendrën Kërkimore “Ames” të NASA-s, në Kaliforni.

I hedhur në hapësirë në Mars të vitit 2009, observatori i hapësirës “Kepler” ishte i pari mision i NASA-s, që do të kërkonte për planete të ngjashme me Tokën, të cilat janë brenda ose pranë “zonës së banueshme”, një zonë që përcakton planetet me një distancë të konsiderueshme nga një yll dhe me një temperaturë të moderuar, të cilat mund të mbajnë ujë të lëngshëm.

Planetet e zbuluara të martën, e të raportuara të mërkurën, u verifikuan të gjithë duke përdorur të dhënat e dy viteve të para të eksplorimit të “Kepler”, gjë që nënkupton se ka ende shumë për të zbuluar.

“Kepler ka qenë me të vërtet diçka që ka ndryshuar rregullat e lojës për ne, për të kuptuar realisht diversitetin e pabesueshëm të planeteve dhe sistemeve planetare në Galaktikën tonë”, tha Douglas Hudgins, një shkencëtar i divizionit të astrofizikës në NASA.

Teknika e re quhet “verifikim përmes shumëllojshmërisë” dhe mbështetet pjesërisht në logjikën e probabilitetit. Në vend që të kërkohet ‘verbërisht’, ekipi fokusohet tek yjet, që teknika e re sugjeron se mund të kenë më shumë se 1 planet në orbitën e tyre.

NASA thotë se 95% e planeteve të zbuluara nga “Kepler” janë më të vogla se Neptuni, i cili vet është 4 herë më i madh se Toka. Njëri prej tyre është rreth dyfishi i madhësisë së Tokës dhe rrotullohet rreth një ylli me gjysmën e përmasave të Diellit, në një cikël prej 30 ditësh.

3 planete të tjera në “zonën e banueshme” janë gjithashtu rreht 2-fishi i madhësisë së Tokës. / Top Channel
 
Titulli: NASA zbulon 715 planete të reja

dhe pastajska UFO :onfire:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top