Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

NASA po planifikon të ndërtojë vendin më të ftohtë në botë

auto_auto_nasaaa14888964101488910480.jpg

Në kutinë e pajisur me një lazer, vakuum, një dhomë të veçantë dhe një "thikë" elektromagnetike e cila anulon ener.

Në kutinë e pajisur me një lazer, vakuum, një dhomë të veçantë dhe një "thikë" elektromagnetike e cila anulon energjinë e grimcave të gazit, temperatura do të ulet në një pikë 100 milion herë më të ulët se ato që ekzistojnë në thellësitë e universit.

Kur atomet e gazit të ftohen në këtë kuti, do të hyjnë në gjendjen karakteristike të superfluideve, apo të kondenzimit Bose-Einstein.

Në këtë gjendje, kondenzimet janë "suprfluide" me viskozitet zero. Kjo i lejon atomet që të lëvizin pa fërkime, sikur të gjithë të formojnë një substancë të lidhur. Në rrethana të tilla, mund të shihen më shumë si valë se si grimca.

Megjithatë, temperatura të tilla ende nuk janë arritur, e që do të ndryshojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Agjencia Hapësimore kurrë nuk ka krijuar as vrojtuar një gjendje të tillë në univers, ndërsa në Tokë për shkak të gravitetit ishte e dukshme në vetëm një pjesë të sekondës.

Në mikrogravitetin në Stacionin Hapësinor këto atome do të jenë në gjendje që të ruajnë gjendjen superfluide për një kohë të gjatë, e cila do të lejojë shkencëtarët që të vëzhgojnë sjelljen e tyre.

"Nëse ujin e një superfluidi e e rrotulloni në një gotë, ai do të rrotullohej përgjithmonë", thotë Anita Sengupta nga laboratori JPL.

"Nuk ka viskozitet për ta ngadalësuar dhe të shpërndajë energjinë kinetike. Po ta kuptonim më mirë fizikën e superfluideve, ne do të mund të mësonim që t’i përdorim për transferimin më efikas të energjisë".

Pesë ekipe do të kryejnë eksperimente në laboratorë ndërsa të marrin pjesë edhe fituesit e çmimit Nobel për Fizikë në vitin 1995 e të cilët të parët krijuan kondenzantin Bose-Einstein.syri net
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back