NASA, kujdes nga dielli

ida angel

:)
V.I.P
Shiko fotografinë 1727074

Dielli pas nje periudhe qetesie relative, ne 18 deri 24 muajt e ardhshem pritet te kete nje intensifikim te aktivitetit te tij.
Ndoshta dikush do te mund te pyeste nese intensifikimi i aktivitetit te diellit ne muajt pas ardhes do te thote qe nese qendrojme i ekspozuar ne te do te kemi mundesine qe te nxihemi me shpejt?
Jo. Ne kete rast nuk eshte fjala per nxirje te shpejte ose jo, as per deme qe mund te kemi ne lekure si pasoje e ekspozimit, ndonese edhe keto duhet te merren parasysh, por ky shtim i aktivitetit te diellit, per me shume ka te beje me dispozitivet elektronike dhe transportin e rrymes elektrike.


Furtunat diellore jane emtime te reve te tera te pjesezave elektrikisht te ngarkuara te cilat jane ne gjendje qe te nderhyjne ne fushen magnetike te Tokes qe me pas prodhojne flukse elektromagnetike te demshme per satelite te sistemit GPS, rrjete informatike, madje edhe per transformatore dhe centrale elektrike qe rregullojne furnizimin me energji elektrike te qyteteve te tera.


Nga te dhena te meparshme, furtuna me e madhe diellore eshte pare ne vitin 1859, e cila, sipas telegrafisteve amerikane te kohes gjeneroi shkendija, madje flake ne aparaturat telegrafiste te epokes.


Gjithsesi, sipas eksperteve te NASA-s, nuk ka shume vend per panik. Tom Bogdan, drejtor ne Space Weather Prediction Center of Boulder, ne Colorado, thote se masat per sigurine e sistemeve te sotme elektrike jane shume te sigurta, qe mundesojne paralajmerimin prej 20 oresh me pare te fenomeve diellore dhe stakimin e aparaturave dhe transformatoreve perpara se furtuna te arrije ne Toke.


Piku i aktivitetit diellor eshte paralajmeruar per ne vitin 2013, dhe pergjithesisht ato nuk zgjasin me shume se disa ore, me pas rikthehet perseri "qetesia" ne aktivitetin e Diellit.ikub.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top