NASA kërkon liderë fetarë për të përgatitur njerëzimin për kontaktin me alienët

nasa.png
Një prift, një rabin dhe një hoxhë ishin mes teologëve të pajtuar nga agjencia hapësinore amerikane NASA për të ekzeminuar sesi do të reagonte njerëzimi nëse do të zbulohej jetë aliene në planetë të tjerë, ose dhe në tokë.

24 studiues fetarë janë rekrutuar për të marrë pjesë në programin e posaçëm të Qendrës së Hetimit Teologjik në universitetin Princeton në New Jersey, SHBA.

Qendra ka marrë një grant prej $1.1 milionë nga NASA me objektivin kryesor “ndërlidhjen e mirëkuptimit” mes akademikëve të disiplinave të ndryshme, shkencëtarë e politika-bërës për ato që quante “çështje globale.”

Programi kërkon të vlerësojë sesi do të reagonin besimet kryesore fetare për ekzistencën e jetës përtej asaj të tokës, dhe se si një zbulim i tillë mund të ndikojë te koncepti i Zotit dhe Krijimit.

Studiuesi fetar i Universitetit të Cambridge, Reverend Dr Andrew Davison, i cili ka gjithashtu doktoraturë kimie nga Oxford, është mes pjesëmarrësve të programit të sponsorizuar nga NASA.

Davison në librin e tij të pritur që del këtë vit me titull “Astrobiologjia dhe Doktrina Kristiane”, trajton dhe çështjen e mundësisë së krijimit të jetës nga Zoti në planete të tjera, duke theksuar se mundësia e prezantimit me jetën aliene po bëhet gjithnjë e më reale.

“Tradita fetare është një aspekt i rëndësishëm në mënyrën sesi një zbulim i tillë mund të ndikojë te nejrëzimi,” shkruan Davidson në një koment në faqen e University of Cambridge.

Pas studimit të një kopjeje të librit, e përditshmja ‘The Times’ llogariste se “në një rast të tillë një numër i madh njerëzish do të kërkonin shpegime nga feja e tyre” për atë që do të thotë “jetë aliene” ose për faktin se çfarë do të thotë jeta aliene në lidhje me “pozitën dhe dinjitetin e jetës njerëzore”.

“Zbulimi i jetës aliene mund të vijë brenda një dekade, për disa shekuj ose kurrë, por kurdo që të ndodhë, do të jetë mirë të kemi menduar paraprakisht për pasojat”.

Tre tjera figura fetare si peshkopi anglez i Buckingham, Alan Wilson, rabini Jonathan Romain i Maidenhead, dhe Imam Qari Asim i xhamisë së Leeds, kanë thënë se mësimet e besimeve kryesore nuk do të ndikohen nga zbulimi i jetës aliene, sipas The Times./TRTWorld/
 
Programi kërkon të vlerësojë sesi do të reagonin besimet kryesore fetare për ekzistencën e jetës përtej asaj të tokës, dhe se si një zbulim i tillë mund të ndikojë te koncepti i Zotit dhe Krijimit.
Eh.

S`ka piken e dyshimit qe nuk jemi te vetmit.
Qe mund te jemi me injorantet,eh kjo luhet!
 
Kaq vështirë e Ka NASA ti gjejë klerikët 😄

Kush lexon biblën me mëndje të hapur, jashtë kontekstit teologjisë, e kupton që Bibla flet pikërisht për ET. Përsonazhet hyjnor biblike me ëngjëjt, 😇nuk janë tokësore. Por përsonazhe në mish e kocka dhe që spostoheshin në hapësirë me mjete fluturuese ..🤷
Shpesh duke marrë me vete ndonjë profet si Mojsiu, Elia..😄🤷
 
Ajo që më bën përshtypje ke "teoritë e jashtoksorëve" është se jashtëtoksorët apo alienët përherë sillen në forma të ngjsashme me njerëzit, me dallime të vogla (dy këmbë, një trup, dy duar, një kokë, dy sy, të shkurtër apo të gjatë, me 5 apo 4 apo 6 gishta, sy të zinj të mëdhenj, apo lëkurë si zvarranikët, etj...) pra ndryshime në detaje të vogla por si formë... përherë formë njerëzore.

Nëse ecim me profetët biblik, i pari fare që "e kanë marë me vete në hapsirë" dhe nuk ka vëmendjen e duhur, të paktën nga kisha, është Enoch dhe libri "The book of Enoch". Ka shumë gjëra interesante, pavarësisht si janë deformuar me kalimin e kohës deri në ditët tona.

Nëse ecim me teorinë që njerëzit janë produkt i jashtoksorëve... bazat e kësaj teorie janë nga deshifrimet e shkrimeve Sumere botuar në librin "12 Planeti i Zotave" nga Zacharia Sitchin, ku janë përshkruar ngjarje biblike si përmbytja e madhe dhe ndërtimi i varkës së Noes që para se të ekzistonte Moisiu... Madje një nga teoritë është që Moisiu duke qenë një klerik i rëndësishëm në Egjiptin e asaj kohe, kishte akses në arkivat e Egjiptianëve dhe e vodhi historinë, sepse bibla në të vërtetë dhe 10 urdhëresat kanë shumë ngjashëri me shkrimet Sumere. Etj...

Në Iran ka qenë gjithashtu një kult besimtar shumë i vjetër që para Moisiut, ekziston akoma po me nr të vogël që besojnë ke "Zarathustra", ka ngjashmëri shumë të ngjashme me 10 urdhëresat, historitë dhe këshillat biblike dhe Sumere, por vetëm në ngjarje jo lidhje fizike. Bazuar ke ky personazh ka bërë edhe Niçe librin e tij "Kështu foli Zarathustra".

Gjithësesi Napoleoni gjatë fushatës së tij në Egjipt një mbrëmje kur ishte në shkretëtirë dhe ushtarët e tij po debatonin rrotull zjarrit për ekzistencën e Zotit... ngriti kokën lart nga yjet bëri një ndërhyrje interesante: "Thoni ç'të doni, po ato atje lart kush i ka bërë?" (për yjet).

Kështu që pavarësisht teorive mbetet pyetja: "Po jashtoksorët kush i ka bërë?!" është si të pyesësh "Po engjëjt kush i ka bërë?"
 
Kështu që pavarësisht teorive mbetet pyetja: "Po jashtoksorët kush i ka bërë?!" është si të pyesësh "Po engjëjt kush i ka bërë?"
Zoti! 😊

Profeti Ibrahim(Abraham) po ashtu tregohet se ka patur 1 tip dialogu me veten kur ka qene ne kerkim te Zotit. Keshtu ai njehere mendoi se isbte dielli, pastaj hena e yjet. Por kur iknin(kur behej nate e dite) mendonte: Jo Zoti im s'mund te zhduket. Ndaj Zoti i bie te jete Ai qe ka krijuar diellin e henen e yjet. (Me kuptim se s'me kujtohen ajetet fiks tani)
 
Komplimente @E**A** e përmblodhe bukur..
Por pak ndryshim do të bëj; enoch nuk përfshihet fare në bibël. Nuk e njeh si profet bibla zyrtare. Ai është profet vetëm për të krishterët kopti.

Sa për, kush krijoj alienët. Një gjë do them me siguri të plotë, që Ai zoti që flitet të jetë teologjikisht në Bibël e Kuran nuk është Ai që mendohet nga një besimtar.
Në këta libra flitet qartë për përsonazh-e (disa dhe jo një) qeverisës të njerzëve në bazë të grupeve tribu o popujve të ndryshëm.
 
Duhet të kemi parasysh që shumë mesazhe janë dhënë për njerëz të asaj kohe, që nuk kanë njohuritë dhe botkuptimin e brezit tonë, po ashtu varet si janë perceptuar dhe si janë trasmetuar mesazhe të tilla deri në ditët e sotme dhe si përkthehen. Kjo video është interesante

Po t’i shtosh edhe androidët, del komplet si seriali - Raised by wolves 😁
Koncepti i Zotit varet nga gjendja fiziko/psiqike dhe sfidat e momentit. Pastaj, me aq sa kam njohuri, besimet fetare nuk e përjashtojnë mundësinë e krijesave tjera trans gjithësore. Më skeptikë janë ateistët për këtë fenomen të mundshëm dhe do ishte ineteresant vlerësimi dhe ndryshimi i mundshëm i perceptimit të tyre në besimin në Zot.
 
dmth akoma jemi ne fazen "IF" , nderkohe qe perdite po degjojme ufo ketu e ufo atje
Por por , une mendoj se ufot duhet te vijne te pergatitur per te perballuar llogjiken tone
 
Duhet të kemi parasysh që shumë mesazhe janë dhënë për njerëz të asaj kohe, që nuk kanë njohuritë dhe botkuptimin e brezit tonë, po ashtu varet si janë perceptuar dhe si janë trasmetuar mesazhe të tilla deri në ditët e sotme dhe si përkthehen. Kjo video është interesante

Në fakt trurin e njeriut modern ja ka shpëlarë teologjia. Autorët antikë kanë shkruar fakte, atë çfarë shikonin e përjetonin.🤷
Teologjia që lexojmë e dëgjojmë sot është interpretim i atyre fakteve të shkruar atëherë.
Filluar që nga emri Elohim i përkthyer në Zot.
Elion i përkthyer në Zot
Kewod i përkthyer në frymë e shenjtë....etj etj etj pafund.🤷
Të lexosh me fjalët origjinale s'ka nevojë askush të japë shpjegime...kuptohet vetë se për çfarë po flitet 😁🤷
 
Edhe këto që ke shkruar ti çështje interpretimi mbeten 😊
 
Edhe këto që ke shkruar ti çështje interpretimi mbeten 😊
E Ke gabim vlla.
Në librin biblik të Ezechiele e Ke plot me objekte fluturuese me qenje të gjalla mbrenda që i drejtojnë .
E thotë qartë dhe hapur 🤷
Absurde të mos kuptohet kjo
 
E Ke gabim vlla.
Në librin biblik të Ezechiele e Ke plot me objekte fluturuese me qenje të gjalla mbrenda që i drejtojnë .
E thotë qartë dhe hapur 🤷
Absurde të mos kuptohet kjo

Nuk i kam kushtuar shumë vëmendje këtij, e kam parë këtë videon që ke sjellë para ca kohësh

Prapë çështje interpretimi mbetet 😁
 
Top