NASA ka zbuluar një tjetër “Tokë”? Sot pritet njoftimi historik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
NASA ka zbuluar një tjetër “Tokë”? Sot pritet njoftimi historik

1437607634kepler.jpg


NASA pritet të mbajë një konferencë për shtyp ditën e enjte për të publikuar zbulimin më të fundit të teleskopit “Kepler”, i cili ka zbuluar më shumë se 1 mijë planete jashtë sistemit tonë diellor.

Njoftimi është dhënë nga Agjencia Hapësinore Amerikane, ku thuhet se të enjten do të publikohet një zbulim historik. Megjithëse nuk ka gjë konkrete deri tani, mediat ndërkombëtare shkruajnë se bëhet fjalë për një planet jashtë sistemit diellor të ngjashëm me tokën, në të cilin mund të ketë jetë.

“Gjuetari i planetëve”, “Kepler” u dërgua në orbitën e tokës në vitin 2009. Ai ishte në kërkim për eksoplanete, (planete jashtë sistemit tonë diellor) të cilët të parë nga Toka kalojnë rastësisht pikërisht para yllit të tyre qëndror duke e errësuar atë rregullisht. Me ndihmën e këtyre oshilacioneve të vogla karakteristike, teleskopi i hapësirës ka gjetur rreth 4661 të dhëna për planetë të largët, nga të cilat rreth 1 mijë janë vërtetuar deri tani.


Deri tani astronomët kanë zbuluar 8 planete në të cilët mund të ketë jetë, duke përdorur të dhënat e marra nga teleskopi. Shumë prej këtyre planeteve në të ashtuquajturën ‘zonë e banueshme’, rreth një ylli, ku në sipërfaqen e planetit mund të formohet uji i lëngshëm, janë të paktën 40% më të mëdhenj se Toka.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top