sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Sonda “Spirit” e leshuar nga NASA ne planetin Mars feston sot pervjetorin e peste ne siperfaqen e Planetit te Kuq.
Sonda u leshua ne hapesire me anijen kozmike “Opportunity” ne 3 janar te vitit 2004 dhe e preku planetin pas 21 ditesh. Sipas NASA-s, kjo sonde ka ndihmuar shume ne studimet qe jane bere ne siperfaqen e planetit dhe pavaresisht kushteve jo te mira atmosferike ne disa raste, ajo ka rezistuar me sukses.
“Spirit” u ka dhuruar shkencetareve 250 mije imazhe te marra nga nje siperfaqe prej 21 kilometrash mes maleve dhe kratereve te Marsit. “Keto sonda jane shume rezistente”, shprehet nje prej drejtuesve te projektit per CNN, sipas te cilit, ky eshte misioni me i gjate i nje sonde ne planetin Mars dhe pervjetori i peste eshte nje limit i ri ne fushen e zbulimeve jashte planetit Toke.
Sonda “Spirit” furnizohet me energji diellore ne siperfaqen e Marsit dhe per me shume se 18 muaj ajo nuk ka funksioniar, por shume shpejt pritet qe ajo te rinise punen pasi te furnizohet me energji ne fillimin e pranveres. Me rifillimin e sezonit te ri, NASA ka planifikuar ta levize sonden ne dy siperfaqe te ndryshme, nje prej te cilave eshte krateri “Goddard”. TCH