NASA: Dielli nuk do të lindë më nga lindja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
NASA: Dielli nuk do të lindë më nga lindja

nasa30.png

Mediat ndërkombëtare “ Daily Mail” dhe "Huffington Post“ kanë raportuar për të dhënat e nxjerra nga Agjencisë Kozmike Amerikane (NASA).

Të dhënat tregojnë se dielli nuk do të lind më nga lindja, por nga perëndimi. Kjo do të ndodh si pasojë e dobësimit të polit magnetik dhe dita kur kjo do të ndodh nuk është aq e largët.

Edhe revista amerikane ”Live Science” thekson se poli magnetik i Tokës nuk është aq i fuqishëm sa ka qenë në të kaluarën dhe është dobësuar për dhjetë herë më shumë, kurse ky dobësim ka marrë përmasa më të mëdha këto gjashtë muajt e fundit dhe si pasojë dielli do të lind nga perëndimi.

Kjo që ka zbuluar NASA, 1400 vjet më parë është thënë në librin e shenjtë islam, ‘Kuranin’ dhe lindja e diellit nga perëndimi është ndër shenjat më të mëdha të Orës së Fundit. /albeu.com/
 
Buda((alleqe

Une skuptova kete rrjeshtin e fundit me kuranin,e ka pas artikulli nga e kane marre,apo keta perkthyesit tane ja kane ven si dijeni me shume qe t abejne me ngjyre fetare. :P
 
Une skuptova kete rrjeshtin e fundit me kuranin,e ka pas artikulli nga e kane marre,apo keta perkthyesit tane ja kane ven si dijeni me shume qe t abejne me ngjyre fetare. :P

C'rendesi ka kush e shkroi.
Ky eshte fakt tanime, ne Kuran e ke , besoj e ne Bibel ....eshte afer fundi e kjo nuk ka kurrfare dyshimi tanime !!!!
Pritet antikrishti dhe i veme kapak
 
Kjo që ka zbuluar NASA, 1400 vjet më parë është thënë në librin e shenjtë islam, ‘Kuranin’ dhe lindja e diellit nga perëndimi është ndër shenjat më të mëdha të Orës së Fundit. /albeu.com/


po eshte e vertet....


porse Nasa duhet ta dije, kjo gje eshte shum larg.... nuk jan shenjat per tani qe te ndodh.... ka ende kohe.....
 
epo meqe po na mbaroka ora duhet me e shiju pak in extremis jeten... :) :)
 
Dergojeni tek tema e fese ... dhe imagjinatave. loool
 
Kafen e mengjesit gjithmone e pi ne nje lokal qe i bie dielli ne mengjes.

Taksirat me e nderru lokalin, me dal te ai karshi qe nuk mbane Lavazza.
 
Nderrimi i poleve eshte nje teori shkencore e bazuar mbi te dhena shkencore te dala nga studimet ne arktik pasi aty gjenden shtresa te tilla toke qe konfirmojne pikerisht nje levizje te aksit te tokes dhe njekohesisht po vihet re qe toka po ngadalson rrotullimin e saj rreth vetes me disa milisekonda.
Ne nje pershkrim shkencor thuhet qe nese ndodh diçka e tille, atehere toka do perjetoje cuname dhe shperthime vullkanike te pa para ndonjehere, dhe kjo teori eshte programuar ne nje kompjuter per te pare pasojat.

Gjithsesi njerezit jetojne shume pak per te pare te tilla zhvillime, dhe besoj edhe per 1000 vite kjo nuk ka per te ndodhur.
 
E zeme edhe sikur.... eshte kshu sic thuan ti : 1000 vite, llogarite sikur te jetojne nga 100 vjet... i bien 10 breza... ndersa k'tyre filloi qe te ju hyje frika qe tani, pasojat e Kuranit dhe te Bibles. loool

Jane ne dijeni k'to njerez, se kur ka filluar mbijetesa ne toke per here te pare ... qe po vinka drejt zhdukjes tani ( apo pas 1000 -mije viteve ? ( milliona e billiona vite ... jane ne dijeni apo jo ) ??

Kshu eshte kur jeton me lepur ne bark, nga perrallat e Kuranit e Bibles. loool
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;978416 said:
Nderrimi i poleve eshte nje teori shkencore e bazuar mbi te dhena shkencore te dala nga studimet ne arktik pasi aty gjenden shtresa te tilla toke qe konfirmojne pikerisht nje levizje te aksit te tokes dhe njekohesisht po vihet re qe toka po ngadalson rrotullimin e saj rreth vetes me disa milisekonda.
Ne nje pershkrim shkencor thuhet qe nese ndodh diçka e tille, atehere toka do perjetoje cuname dhe shperthime vullkanike te pa para ndonjehere, dhe kjo teori eshte programuar ne nje kompjuter per te pare pasojat.

Gjithsesi njerezit jetojne shume pak per te pare te tilla zhvillime, dhe besoj edhe per 1000 vite kjo nuk ka per te ndodhur.

Sigurisht qe shkenca ne fund ne fundit po arrin ate konkluzion qe perpara 1400 viteve u shkruajt ne nje liber te shenjte.
Une fetare s'jam hic ama 10 shenjat e fundit te jetes ne toke i kam lexuar, edhe lindja e diellit eshte e permendur.


1. Shafitja e parë e tokës në lindje
2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim
3. Shafitja e tretë e tokës në Gadishullin Arabik
4. Dalja e Dexhalit
5. Zbritja e Isait alejhi selam
6. Dalja e je’xhuxhëve dhe me’xhuxhëve
7. Tymi Ed-Duhan
8. Dalja e shtazës
9. Lindja e Diellit nga perëndimi
10. Zjarri që i tubon njerëzit

Shafitja me sa lexova ishte carje e tokes, pra ndonje cunami apo termet apo ndonje katastrofe e madhe natyrore....
Keto te tjerat me thene te drejten , si kuptova hic .....ndonje teolog te vij te na i shpjegoj
Pra ka kohe gjer atehere dhe sigurisht ne sdo jemi pjese e kesaj e toke , por qe do ndodhi , do ndodhi......
 
Ne fakt i jam larguar pak lindjes. Ska faj artikulli.

Nga e doni lindjen e diellit ju o miq une edhe mund te bej ndonje propozim e te leviz vendit dhe te shkelqej per ju.
 
Kur sheh Nikin dielli perton te levize...:P
 
Sigurisht qe shkenca ne fund ne fundit po arrin ate konkluzion qe perpara 1400 viteve u shkruajt ne nje liber te shenjte.
Une fetare s'jam hic ama 10 shenjat e fundit te jetes ne toke i kam lexuar, edhe lindja e diellit eshte e permendur.


1. Shafitja e parë e tokës në lindje
2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim
3. Shafitja e tretë e tokës në Gadishullin Arabik
4. Dalja e Dexhalit
5. Zbritja e Isait alejhi selam
6. Dalja e je’xhuxhëve dhe me’xhuxhëve
7. Tymi Ed-Duhan
8. Dalja e shtazës
9. Lindja e Diellit nga perëndimi
10. Zjarri që i tubon njerëzit

Shafitja me sa lexova ishte carje e tokes, pra ndonje cunami apo termet apo ndonje katastrofe e madhe natyrore....
Keto te tjerat me thene te drejten , si kuptova hic .....ndonje teolog te vij te na i shpjegoj
Pra ka kohe gjer atehere dhe sigurisht ne sdo jemi pjese e kesaj e toke , por qe do ndodhi , do ndodhi......

Hahaha


Po pse jane shkuajtur 1400 vite me pare ne ate liber te "shenjt" nuk domethene qe nak kane qene parashikime qe kaneqene qene akoma edhe me perpara ;)


Edhe e dyta, eshte budallallek, dielli nuk ka per te lindur ne perendim, dhe toka nuk ka per ndryshuar rrotullimn esaj. Dillei ka per te lindur ne perendim vetem nese ne fjalor i ndyshojme kuptimin fjaleve lindje dhe perendim.
 
Eh si ia pret shkenca këmbët vetvetes: ku mbeti tani gravitacioni, që bile edhe edhe nëse
vjen nga rrota e somës së universit, këta e detektojnë?

To be or not to be, shtrohet pyetja? Gravitacioni apo forca magnetike e rrotullon rreth diellit?

Thjesht, nëse kjo ndodh, atëherë shkenca deri më tani na paska treguar pallavra, dhe krejt
çka kemi mësuar në shkollë janë gënjeshtra.

Ja një artikull që tregon se pse planetat rrotullohen:

Why do planets rotate? (Intermediate)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


[video=youtube;H-tuLd9Mu9k]https://www.youtube.com/watch?v=H-tuLd9Mu9k[/video]
 
NASA: Dielli nuk do të lindë më nga lindja

nasa30.png

Mediat ndërkombëtare “ Daily Mail” dhe "Huffington Post“ kanë raportuar për të dhënat e nxjerra nga Agjencisë Kozmike Amerikane (NASA).

Të dhënat tregojnë se dielli nuk do të lind më nga lindja, por nga perëndimi. Kjo do të ndodh si pasojë e dobësimit të polit magnetik dhe dita kur kjo do të ndodh nuk është aq e largët.

Edhe revista amerikane ”Live Science” thekson se poli magnetik i Tokës nuk është aq i fuqishëm sa ka qenë në të kaluarën dhe është dobësuar për dhjetë herë më shumë, kurse ky dobësim ka marrë përmasa më të mëdha këto gjashtë muajt e fundit dhe si pasojë dielli do të lind nga perëndimi.

Kjo që ka zbuluar NASA, 1400 vjet më parë është thënë në librin e shenjtë islam, ‘Kuranin’ dhe lindja e diellit nga perëndimi është ndër shenjat më të mëdha të Orës së Fundit. /albeu.com/
Se pari dua te theksoj se dobesimi magnetik i poleve te tokes nuk ka lidhje me lindjen e diellit sepse lindja varet nga sensi rrotullues i tokes edhe te ndodhe ajo duhet te pari te ndaloj sensin rrotullues toka edhe me pas te rrotullohet ne sensin e kundert me aktualin ( gje e cila eshte e pa mundur ) ( nese autori me dobesimin e magnetik te poleve ka dashur te thot ndrrimin e poleve midis njerit tjetrit perseri nuk qendron sepse me ndrrimin e poleve nuk kthehet toka permbys e do dali sensi rrotullues ne krah te kundert me aktualin ) , domethen eshte nje lajm i rrem sepse nuk asnje mundesi qe nje agjensi si NASA te bej nje deklarate te till , te tjerat skan rendesi besoj per komente nga momenti qe eshte nje " fake news"
 
Shpresoj ta besoje nga shkenca ate qe nuk e besonin nga Kurani...kundra islamiket
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nga minuta 4:20, kush deshiron te dije me shume nga ana shkencore rreth kesaj ceshtje, deri tek minuta e 7-te. Pjesa tjeter e fillimit dhe mbarimit eshte aspekt fetaro-Islam, per ata qe nuk deshirojne ta ndegjojne me tutje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top