redi-
Anëtar i Respektuar
Dyzet vjet pas uljes së njeriut të parë në Hënë, NASA ka në plan që në vitin 2010 të heqë nga përdorimi anijet e tipit “shuttle”. Pas kësaj, do të duhet të kalojnë pesë vjet para se NASA të ketë gati një mjet tjetër fluturues për dërgimin e astronautëve në hapësirë dhe kjo ka shkaktuar shqetësime mes disa ekspertëve rreth së ardhmes së programit amerikan të hapësirës. Kane Farabaugh i Zërit të Amerikës bisedoi me astronautin e misioneve Apollo, Jim Lovell pikërisht rreth perspektivës së eksplorimit të hapësirës.
Astronauti Jim Lovell tregon se gjatë misioneve Gemini dhe Apollo që synonin Hënën, mes njerëzve kudo në botë ekzistonte një sens i përbashkët entusiazmi dhe aventure. Ai shërbeu si rezervë për astronautin Neil Armstrong gjatë uljeve në Hënë të misionit Apollo 11 dhe i ndoqi zhvillimet dramatike nga qendra e kontrollit të NASA-s në Houston të Teksasit.
"Pas fluturimit, shkova në Europë dhe u habita si dhe u gëzova për faktin që thuajse të gjithë europianët ishin mjaft entusiastë për atë që kishim arritur ndoshta po aq sa edhe vetë amerikanët."
Lovell, i cili dikur mbante rekordin për qendrimin më të gjatë në hapësirë, nuk shkeli lurrë në Hënë. Si komandant i Apollo 13-s e cila duhet të bënte zbarkimin e tretë në Hënë në vitin 1970, Lovell arriti t’i kthejë pa probleme në Tokë dy astroautët e tjerë Fred Haise dhe Jack Swigert pas një shpërthimi brenda anijes i cili thuajse e paralizoi atë.
Sot, 40 vjet pas zbritjes së njeriut të parë në Hënë dhe 39 vjet pas kthimit të astronautit Lovell në Tokë, NASA ka në plan të mos i përdorë më anijet e hapësirës shuttle. Ky është i vetmi mjet që mund t’i dërgojë astronautët në hapësirë dhe Lovell është i shqetësuar rreth së ardhmes së programit të hapësirës.
"Do të ketë një pauzë prej 5 vjetësh deri sa të ndërtojmë një mjet tjetër që të dërgojë njerëz në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Nuk do të kemi asnjë mjet tjetër veç sojuzeve ruse, anije të projektuara shumë vite më parë."
Në Qendrën e Hapësirës Marshall në Huntsville të Alabamës, NASA zhvilloi në korrik takime me një komisionin të pavarur, ngritja e të cilit u rekomandua nga Presidenti Barak Obama për të eksploruar të ardhmen e fluturimeve në hapësirë.
Një pjesë e takimit u përqendrua te anijet e brezit të ri që do të zëvendësonin anijet e tipit Shuttle. NASA po harton programin Constellation, i ngjashëm me Apollon por më i kompletuar. Ky program parashikon përdorimin e raketës Ares, për të dëguar në hapësirë një anije me një përdorim të quajtur Orion, e cila në të ardhmen do të ulet në Hënë.
Steve Lindsay, në qendrën e Hapësirës Johnson të NASA-s, thotë se një ndër qëllimet kryesore që kërkohet të arrihet me mjetin e ri është pakësimi i rrezikut për astronautët.
"Ne e dimë se në të ardhmen do të marrim mbi vete shumë rreziqe. Ne e dimë se edhe sot rreziqet e fluturimeve në hapësirë janë të shumta. Por edhe përmirësimet që do të bëhen, rreziqet përsëri do të jenë të mëdha. Por ne mendojmë se rreziku do të ulet sa më tepër përvojë që fitojmë. Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë këto rreziqe sepse ato janë pjesë e punës sonë dhe ne jemi krenarë për këtë."
Një tjetër alternativë që favorizohet nga komisioni presidencial është zgjatja e jetës së anijeve shuttle deri në vitin 2014, deri sa mjeti i ri fluturues i hapësirës të jetë gati. Komisioni po shikon gjithashtu mundësinë e zgjatjes së jetës të stacionit orbital ndërkombëtar i cili parashikohet ta përfundojë misionin në vitin 2015.
Administrata Obama është e shqetësuar për rritjen e çmimit të këtij programi. Mbështetja publike për programin e hapësirës ka rënë vitet e fundit. Tani, në mesin e recesionit të thellë, ligjvënësit po përpiqen të shkurtojnë shpenzimet dhe NASA po përpiqet që fondet të mos preken.
Por Lovell shikon një shans të mirë për ekonominë duke shtuar fondet e programit të hapësirës.
"Një pjesë e stimulit ekonomik mund të përdoret për programin e hapësirës. Në radhë të parë, ky është program i cili krijon të ardhura nga nga taksat. Të gjitha paratë e stimulit po përdoren këtu në Tokë dhe asnjë cent në hapësirë. Por investime të tilla krijojnë teknologji të re e cila depërton pastaj në sektorin privat. Kjo ndodhi edhe me programet Gemini dhe Apollo dhe sot, sektori privat po përfiton pikërisht nga teknologjitë kompjuterike që u zhvilluan me shpejtësi nga fluturimet në hapësirë dhe kjo mund të vazhdojë më tej."
Lovell shikon një rigjallërim të interesit për hapësirën që merr shkas nga programi kinez për uljen në Hënë. Ai thotë se e vetmja rrugë suksesi për dërgimin e njeriut në planetin Mars është krijimi i një vizioni të përbashkët dhe i një bashkëpunimi i të gjitha vendeve të interesuara për eksplorimin e hapësirës.