Napoli nuk e harron Rejan, portreti i tij vendoset në metronë e re

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
WhatsApp-Image-2020-12-06-at-08.45.31-600x338.jpeg.jpgDitën e shtunë është inauguruar metroja e Napolit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore për qytetin e njohur jugor italian e që ka marrë vëmendje nga media italiane.

E veçanta është se në brendësi të metrosë, në faqet e mureve janë vendosur foto apo piktura të personazheve të famshme që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij qyteti. Ndër to spikat edhe një pikturë e një personazhi shumë të njohur për shqiptarët.

Është pikërisht Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka lënë gjurmë te skuadra e famshme napolitane. Portreti i Rejas është vendosur pikërisht në stacionin e metrosë që të çon në stadiumin që tashmë do të mbajë emrin e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020.

Reja është mjaft i dashur për Napolin për faktin se e mori skuadrën në vitin 2005 kur militonte në Serie C dhe arriti ta ngjisë në Serie A e më pas në nivelet më të larta të futbollit italian gjatë katër viteve që ai punoi me këtë klub. Sigurisht, napolitanët nuk e kanë harruar dhe për këtë arsye portreti i teknikut të njohur është vendosur mes personazheve më të njohur të qytetit.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top