Napoli-Juve pa fitues,emocione dhe tension

cent

...Lontano
Nuk ka fitues në “San Paolo” ku Napoli humbet rastin më të mirë për të rihapur luftën e titullit kampion.
wi3jwj.jpg

Të kaltrit e Mazzarrit nuk mundën të thyenin barrierën Juventus edhe me ndihmën e 60 mijë të pranishmëve, duke barazuar 1-1 në një ndeshje ku rastet dhe loja e shpejtë nga të dyja krahët nuk munguan. Pjesa e parë tregoi se tapeti i ri i “San Paolos” do të ofronte ritëm frenetik. Kur kaluan rreth 60 sekonda, Napoli ndërmori inisiativën i pari me Hamsik që gaboi në finalizim duke e çuar topin shumë metra lart portës së Buffon. Juventusi nuk pranoi të pajtohej me faktin që lojën mund ta bënte skuadra e Mazzarrit sepse në minutën e 8-të, Giovinco dha shkëndijën e parë të rrezikshme të ndeshjes kur topi i tij u grushtua nga De Sanctis. 2 minuta më vonë Pirlo dhuroi një penelat nga e djathta e sulmit të cilën e konkretizoi Chiellini duke shfrytëzuar përgjumjen e Britos që më shumë se aksioni e kishte mendjen te anësori.

Mbrojtësi bardhezi nuk gaboi duke ngrirë 60 mijë të pranishmit në stadium. Por vuajtjet e skuadrës së Mazzarrit nuk u mbyllën këtu sepse bardhezinjtë kërcënuan sërish në minutën e 20-të me Vucinic që gaboi një gol pothuajse të sigurt vetëm për vetëm me De Sanctis ku portieri napolitan mbajti në lojë skuadrën e tij. Minutat ngrinë në mesin e pjesës së parë kur një përplasje kokë më kokë mes Britos e Inler e la pa ndjenja për disa sekonda mbrojtësin. Napoli u kujtua për të vizituar portën e Juventusit me Hamsik në minutën e 34-rt por goditja e Hamsik nuk filtroi në mbrojtjen bardhezi. Kur dukej se Conte dhe banda e tij e kishin në dorë Napolin, Inler nxorri nga balta Mazzarrin me një të djathtë vrasëse nga rreth 30 metra në minutën e 43-të, duke vendosur barazpeshën. Por paqja në rezultat nuk u reflektua edhe në fushë sepse gjatë sekondave të fundit, Chiellini dhe Cavani u përfshinë në një konfrontim fizik që përfundoi me kartonin e kuq në dëm të uruguajanit. Kaluan 13 minuta nga pjesa e dytë dhe është sërish Hamsik ai që ngacmon Buffon por gardiani i kombëtares italiane nuk kapet në befasi dhe e devijon topin në goditje nga këndi.

Juventus humbi busullën në fushë dhe Napoli tregoi më shumë dëshirë me dy raste brenda minutës së 20-të, por topi nuk e preku rrjetën bardhezi edhe për çështje fati. Pistonat e Contes fillojnë të funksionojnë. Malazezi Vucinic lëshon një bombë nga jashtë zonës por De Sanctis grushton, ndërsa Hamsik bëri të njëjtën gjë në minutën e 73-të, por historia nuk përfundoi këtu sepse pas grushtimit të Buffon, Xhemajli u tregua i pavëmendshëm për ta kaluar topin pas krahëve të portierit mik. Inler tentoi sërish nga jashtë zonës por Buffon nuk ia lejon gëzimin e dytë personal mesfushorit zviceran. Këtu mbyllet gjithçka, por ndoshta në “San Paolo” mbyllet edhe gara për kampionatin sepse Juventusi vazhdon të kryesojë me 6 pikë më shumë se të kaltrit që tashmë duhet të kryqëzojnë gishtat për ndonjë hap fals të kampionëve në fuqi.
/BeratiLive
 
Titulli: Napoli-Juve pa fitues,emocione dhe tension

Duhet te jemi sportiv, dhe pse doja qe te fitonte napoli por me lojen qe beri nuk e meritonte as barazimin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top