Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Napoli i frikshëm gjunjëzon Milanin

Nëse deri dje keni dyshuar, tani duhet të rimendoheni, pasi ky Napoli është për titull. Në provën e parë të madhe, skuadra e Benitez fiton brenda në “San Siro” ndaj Milanit, duke i dhënë një shuplakë të rëndë kampionatit të kuqezinjve, e bëjnë nëpëmrjet Gonzalo Higuain, që sigurisht nuk është Maradona, por aty përpara ama di si të dërgojë topin në rrjetë, dhe madje jo vetëm kujtimet e El Pibe de or por dhe ato të Cavanit duken të largëta për tifozët e të kaltërve, që një ditë me shumë mundësi do të krenohen se kanë parë në aksion Pepitën.
ih85n4.jpg
Higuain realizon një gol me shumë klas, ndërsa në histori futet gjithashtu dhe Pepe Reina, jo se pret një 11-metërsh, por sepse ja pret atë Marion Balotelit, që në karrierën e tij nuk kishte gabuar asnjëherë më parë një penallti. Dhe kur dhe lojtari kryesor nuk funksionon atëherë humbja është mëse e logjikshme, sidomos kur ke përballë skuadrën kryesuese të kampionatit. Napoli e paraqiti kartvizitën e kryesueses që në minutën e 6-të, kur Britos nga dy metra devijoi saktë topin për në portë.

Fillimi i mbarë gjysma punës, dhe për Napolin gjërat bëhen më të thjeshta, ndërkohë që Milani e nxjerr kokën pas cerekorëshit të parë, por si Birsa, si Baloteli gjithashtu dhe Matri e kanë të vështirë të konkretizojnë. Atë që nuk bëjnë lojtarët e Milanit, e bën Higuain në minutën e 53-të, që i befason të gjithë duke depozituar sërish topin pas shpatullave të Christian Abiattit, i cili tregon se është një prej pikëve të dobta të këtij Milani. Ashtu si një javë më parë në Torino, Milani mund të futet sërish në ndeshje nëpërmjet një 11-metërshi, por këtë herë magjia e Balotelit fiket në duart e Reinas, ndërsa disa minuta më pas është shtylla që i mohon golin. Higuain del ndërkohë mes ovacionesh në të 78-tën, ndërsa Milani mund te gëzohet se Balotelli e gjen golin në shtesë por është shumë vonë, Napoli fiton 2-1 dhe ngjitet bashkë me Romën në krye të Serisë A me pikë të plota pas 4 javëve të para.
/S.Sport
 
Titulli: Napoli i frikshëm gjunjëzon Milanin

Dite te zeza po vine per merdat e milanos ....Historike ska me qka te mburret balotelli se ska humb asnje penalti
 
Titulli: Napoli i frikshëm gjunjëzon Milanin

kjo po qe ka lezet ...:) ....ku jan fshef milanistet me qafsh lol lol lol
 
Titulli: Napoli i frikshëm gjunjëzon Milanin

Pinky kan harruar se e shte kthyer princi i milanos MILITO 0-7 Inter fitoi si musafir...


Nje ekip ka milano e ajo eshte INTERRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRR
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back