"Naledi Homo”, shkencëtarët zbulojnë një specie të re njeriu në Afrikë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
aa40a074c06fb1e9686093a12f63a1ff_M.jpg


Një specie e re e njeriut është identifikuar nga kockat e fosilizuara të të paktën 15 personave, të cilët ishin të varrosur ritualisht thellë nën tokë në një shpellë të Afrikës së Jugut mijëra e mijëra vjet më parë.

Kjo specie e re e zbuluar ka ngjashmëri anatomike me njerëzit modern të ditëve të sotme, si këmbët e projektuara për të ecur në distanca të gjatë, por mbart edhe karakteristikat si të majmunit si shpatulla e ngushta dhe gishtat e lakuar për ngjitje.

Edhe pse speciet, e quajtura Naledi Homo sipas shpellës ku janë gjetur, kishin një tru jo më të madh sesa një kokërr portokalli, shkencëtarët besojnë se Naledit duhet t'i ketë varrosur të vdekurit e tyre sipas një rituali, gjë që është një nga shenjat dalluese kryesore të qenies njerëzore.

Këta njerëz sipas fosileve të zbuluara, ishin trupvegjël, jo më të gjatë se rreth 1.5 metra dhe peshonin afërsisht rreth 45kg.

Ata përfaqësojnë një specie të re që i përkat gjinisë Homo, për shkak të ngjashmërive të tyre me njerëzit e tjerë, por me karakteristika unike, të cilat i përcaktojnë si një entitet i veçantë, pohojnë shkencëtarët.



/kohajone.com/
 
Back
Top