Kanë vazhduar të deklarohen zyrtarët e VV’së se s’do të lejojnë të ketë Qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve të fundit. Arbërie Nagavci, anëtare e Kryesisë së VV’së, ka thënë se janë duke u bërë llogari pa hanxhinë.
Arbërie Nagavci po thotë se gjithë llogaritë për formimin e Qeverisë së re po bëhen pa e llogaritur hanxhiun. Hanxhiu është emër që është përdorur më herët për të përshkruar shefin e hanit. E, han është quajtur ndërtesa pranë udhës që ka shërbyer si bujtinë për udhëtarët. Zakonisht në këto hane ka pasur rrëmujë të madhe, ka hyrë e ka dalë kushdo.
Zyrtarja e VV’së po thotë se Presidenti, LDK dhe partitë tjera s’e kanë pyetur hanxhiun për gjithë këtë ndërmarrje për themelimin e Qeverisë së re.
</div>
“Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë”, ka shkruar ajo.
Nagavci ka thënë se Shefi i Shtetit e ka nisur edhe letrën e dytë në drejtim të VV’së për të përcaktuar mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.
Mirëpo, VV ka vendosur të mos e shfrytëzojë këtë të drejtë kushtetuese, të paktën deri më tash.
“Ndërkohë dje edhe Presidenti Thaçi ka vazhduar me letrën e dytë për LV! përkundër se Kryeministri dhe Qeveria në detyrë janë maksimalisht të përkushtuar në menxhimin e situatës me pandeminë e virusit Covid-19. Përballë një Qeverie që me nivelin më të lartë të përgjegjësisë filluan luftimin e krimit, korrupsionit dhe çkapjen e institucioneve, kishim një kordinim të LDK-së, partive të PLAN-it, dhe Presidentit për të rrëzuar këtë qeveri”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se LDK, PDK, AAK e NISMA s’mund të fitojnë as në zgjedhjet e reja me këto veprime pasi janë të papërgjegjshëm.
“Ashtu si dhe pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato do të ndodhin, nuk do të ketë fitues nga këta që janë kaq të papërgjegjshëm e jonjerëzor edhe në këto ditë pandemie”, kë thënë ajo.
Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit me një deputet më shumë se LDK’ja. Këto dy parti lidhën koalicion, të e pagëzuan si “Koalicioni i Shpresës”. Megjithëse negociatat për lidhjen VV-LDK zgjatën disa muaj, qeverisja zgjati vetëm 40 ditë. Kjo pasi VV s’pajtohej me qëndrimin e LDK’së për të hequr taksën pa vendosur reciprocitetin, s’pajtoheshin as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në këtë situatë, Albin Kurti, vendosi të shkarkojë Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili është edhe Nënkryetar i LDK’së me çka i dha edhe fund koalicionit të shpresës.
Pas kësaj, Qeveria e Kosovës e udhëheq.